Avokati, Ardian Bajraktari, ka reaguar në lidhje me ngritjen e re të aktauzëz nga Prokuroria Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaqi, për pengim të drejtësisë, sipas një aktpadie të konfirmuar.
Bajraktari, përmes një postimi në facebook u shprehë se si një “rast i madh” si ky pa prova kredibile materiale e i bazuar vetëm në dëshmi të lëkundshme e të fabrikuara, është e natyrshme që Prokuroria speciale po e vëren dështimin.
Sipas avokatit, aktakuza për pengim të drejtësisë kinse dështimi po ndodh për shkak të ndikimit në dëshmitarë e jo për shkak të punës totalisht joprofesionale të Prokurorisë
“E si më mirë me mbulu këtë disfatë se sa me aktakuza për pengim të drejtësisë kinse dështimi po ndodh për shkak të ndikimit në dëshmitarë e jo për shkak të punës totalisht joprofesionale të Prokurorisë”, ka shkruar Bajrakatir.
Në njoftimin më të fundit të ZPS-së, thuhet se Thaçi ndodhej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës kur iu dorëzua një fletë-arrestim dhe ndaj tij janë ngritur tre akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, tre akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës./Indeksonline/