4/18/2025 8:28:35 PM

I dashuri MISTERIOZ i Elvana Gjatës? REAGON inxhinieri që përflitet se i ka rrëmbyer ZEMRËN këngëtares!

Duhet të lexoni

Inxhinieri Elson Bajrakurtaj që përflitet se ka nisur një histori dashurie me këngëtaren Elvana Gjata, ka reaguar për herë të parë mbi këto thashetheme në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së djeshme, në rrjetet sociale, kanë qarkulluar disa foto të tij, ku shihej pranë një vajze me fustan të bardhë, duke aluduar se ishte i martuar.

Por në fakt, pamjet në fjalë ishin nga dasma e motrës së tij.

Pas këtyre thashethemeve, Bajrakurtaj ka reaguar në rrjetet sociale, ku u shpreh se nuk ka asgjë për të fshehur, dhe në momentin që do të ketë dikë në krahë, vetë ai do ta ndajë këtë lajm me ndjekësit dhe miqtë.

“Ky postim është për të gjitha pseudo-portalet që, edhe pse s'e meritojnë vëmendjen, përhapin fake news dhe tituj bombastik vetëm për disa klikime. Kur të vijë momenti që të kem dikë në krah, do jem unë i pari që do e ndaj lajmin me krenari. Nuk kam asgjë për të fshehur e as për t'ju frikësuar, aq me teper nga ju! Edhe pse nuk e meritoni energjinë time, nga ky moment ekipi im ligjor po mbledh fakte për të gjitha këto portale që përhapin mashtrime, dhe do përballeni me mua në gjyq”, shkruan Bajrakurtaj në rrjetet sociale.

Këngëtarja Elvana Gjata u përfol disa muaj më parë, se kishte vendosur të linte pas krahëve historinë me Ervin Matën, të njohurin dhe si ‘boli i kokainës’, i cili tashmë është në kërkim nga drejtësia.

Elson Bajrakurtaj, me profesion inxhinier, është njohur për publikun shqiptar edhe për rolin e tij në filmin që ka si producent Ermal Mamaqin, “Dy gisht mjaltë”, ku dhe mund të jetë bërë njohja e tij më këngëtaren.

Pavarësisht se, nisur nga profili që ka krijuar Bajrakurtaj në Instagram, ku shfaqet herë në Zvicër me helikopter privat, herë mes kantiereve të ndërtimit në Londër ku dhe është zhvendosur prej vitesh e herë mes kuajve, shanset janë që me këngëtaren të jetë takuar edhe diku nëpër botë, në koncertet që bashkon shqiptarët dhe dashurinë e tyre për flamurin kuqezi


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate