4/19/2025 3:15:02 PM

Rritet jetëgjatësia në vendin tonë. Shqiptarët jetojnë mesatarisht rreth 80 vjeç

Duhet të lexoni

Një shqiptar sot pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80 vjeç, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara. Femrat jetojnë pak më gjatë, në rreth 81 vjeç, sipas INSTAT, ndërsa meshkujt rreth 77.3 vjeç.

Në 2023, shqiptarët kanë jetuar më gjatë se asnjëherë tjetër, në 79.6 vjeç, pas një ndikimi afatshkurtër që pati pandemia, kur pritjet për jetëgjatësinë u shkurtuan me rreth dy vite për shkak të efektit që dha Covid në shëndetin e popullatës.

Të dhënat historike të Kombeve të Bashkuara bëjnë të ditur se gjatë viteve të tranzicionit, ndonëse jetëgjatësia është rritur gradualisht nuk është shënuar ndonjë ndryshim i dukshëm.

Që nga viti 1990, jetëgjatësia e pritshme në lindje është rritur me 6.3 vjet. Në fillim të tranzicionit, mesatarisht një banor në Shqipëri pritej që të jetonte 72.7 vjeç.

Ndryshimi më i madh është bërë në dekadat 60-90. Në Shqipëri, sipas Kombeve të Bashkuara, në vitin 1950, kur raportohet e dhëna më e hershme, pritshmëria për të jetuar ishte vetëm 44.5 vjeç.

Në vitin 1970, jetëgjatësia ishte rritur ne 65.2 vjeç, në vitin 1980 në gati 70 vjeç dhe në 1990 arriti në 72.7 vjeç.

Rritja e jetëgjatësisë pas viteve 1950 ka qenë një tendencë globale. Sipas Worldindata, ulja e madhe e vdekshmërisë së fëmijëve ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë. Por jetëgjatësia është rritur në të gjitha moshat. Foshnjat, fëmijët, të rriturit dhe të moshuarit kanë më pak gjasa të vdesin se në të kaluarën dhe vdekja po vonohet.

Ky ndryshim i jashtëzakonshëm rezulton nga përparimet në mjekësi, shëndetin publik dhe standardet e jetesës. Bashkë me të janë thyer edhe shumë parashikime të ‘kufirit’ të jetëgjatësisë.

Në Europë, sipas Eurostat, Shqipëria renditet në vend të 22 për nga jetëgjatësia. Vendet që e kanë këtë tregues më të larta janë Zvicra (83.7), Spanja (83.2), Suedia (83.1) dhe më të ulëtin Rumani dhe Bullgaria në pak më pak se 75 vjeç.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate