4/22/2026 5:50:52 PM

Reagon Presidenca e Kosovës pasi Dodik u shpall ‘non-grata’

Duhet të lexoni

Shef i stafit në kabinetin e presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pas vendosjes se sanksioneve të reja amerikane ndaj Milorad Dodikut, shkruan Gazeta Metro.


Vela në një postim në Twitter ka shkruar se Dodiku së bashku me dy figurat famëkeqe të veriut të Kosovës Veselinovici dhe Radoicici janë lidhja kriminale e ‘Botës serbe’.

“Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja që targetojnë Milorad Dodik për aktivitetin e tij destabilizues dhe korruptiv në Bosnje. Dodik, Veselinoviç dhe Radoiçiq janë lidhja kriminale e ideologjisë politike të “botës serbe” që promovohet nga regjimi i Serbisë”, shkruan ai në Twitter.

Ndryshe Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë vënë sanksione ndaj anëtarit serb të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik.

Departamenti i Thesarit ka treguar edhe arsyet e ndërmarrjes së një veprimi të tillë.

Në një njoftim nga Departamenti i Thesarit thuhet se ky veprim vjen si përgjigje të aktiviteteve korruptive të Dodik dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës.

“Aksioni i sotëm, bazohet në angazhimin e Administratës Biden për të promovuar llogaridhënien për ata që, ndër të tjera, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve të gjata të paqes. Dodik ka minuar institucionet e BiH duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke vënë në lëvizje krijimin e institucioneve paralele në entitetin Republika Srpska (RS) të BiH. Për më tepër, Dodik ka përdorur pozicionin e tij zyrtar në BiH për të grumbulluar pasuri personale nëpërmjet ryshfetit dhe formave të tjera të korrupsionit. Retorika e tij përçarëse etno-nacionaliste pasqyron përpjekjet e tij për të çuar përpara këto synime politike dhe për të shkëputur vëmendjen nga aktivitetet e tij korruptive. Në mënyrë kumulative, këto veprime kërcënojnë stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të BiH dhe minojnë Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit, duke rrezikuar kështu jostabilitetin më të gjerë rajonal”, thuhet në komunikatën e SHBA-ve.

“Aktivitetet korruptive destabilizuese të Milorad Dodik dhe përpjekjet për të çmontuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, të motivuara nga interesi i tij vetjak, kërcënojnë stabilitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe të gjithë rajonit”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të veprojnë kundër atyre që ndjekin korrupsionin, destabilizimin dhe ndarjen në kurriz të popullit të tyre, si dhe kundër atyre që mundësojnë dhe lehtësojnë këtë sjellje”, tha tutje ai. /gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate