4/22/2026 7:25:58 PM

Ngjarja e mistershme në Shkodër, arrestohet në spital Vinçens Piroli dhe kushëriri i tij Marjan Marku

Duhet të lexoni

Vinçens Piroli, 34-vjeçari, i cili qëllua me pistoletë më silenciator më 3 janar, është arrestuar ditën e djeshme nga policia. Në pranga është vënë edhe kushëriri i tij 29-vjeçar, Marjan Marku (Nika), i cili ka transportuar Pirolin nga vendi i ngjarjes drejt spitalit të Lezhës dhe më pas është larguar pa njoftuar policinë.

Ata akuzohen për moskallëzim krimi dhe pengim të së vërtetës. I plagosuri Vinçens Piroli 34 vjeç, ka marrë tre plumba, një në shpatull dhe dy në brinjë, ndërsa më pas u transportua në urgjencën e spitalit të Lezhës.

“Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në Shkodër, ku persona ende të paidentifikuar dyshohen se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin V. P., 34 vjeç, i cili është transportuar nga vendi i ngjarjes në spitalin e Lezhës, me automjet, nga shtetasi M. M., specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë bërë ndalimin për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të shtetasve:

 

M. M., 29 vjeç dhe V. P., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Zhejë, Kurbin.  Shtetasi M. M., më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, ka transportuar nga lagjja Bahçallëk, Shkodër, në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasin V. P., dhe më pas është larguar, pa njoftuar Policinë.  Shtetasi V. P., i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ka njoftuar Policinë për ngjarjen dhe ka penguar organet e Policisë për zbardhjen e saj, duke mos deklaruar rrethanat.  Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e rrethanave të saj”, ka njoftuar policia Shkodër.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate