Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, ka reaguar pas vrasjes së 48-vjeçares, Lirie Qerimaj, në fshatin Llaushë të Skenderajt, për të cilin rast po dyshohet bashkëshorti i saj, Skender Qerimaj, raporton Gazeta Sinjali.
Duke shprehur ngushëllimet e saj për familjen e viktimës, Deliu – Kodra, ka kërkuar nga institucionet që të përgjigjen me shpejtësi, për të vendosur drejtësi në këtë rast.
“Ngjarje jashtëzakonisht e rëndë për të gjithë, vrasja e një gruaje nga bashkëshorti i sajë në fshatin Llaushë të Skënderajt. Dhuna nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë mjet për zgjidhje të problemeve, e kurrsesi vrasja.”

“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e viktimës. Institucionet përkatëse të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, për të vënë drejtësinë për këtë rast tragjik”, shkroi deputetja e PDK-së në Facebook./GazetaSinjali/