12/23/2025 11:59:55 AM

Mungesa e zinkut në trup, shenjat që nuk duhet të injoroni për të qenë të kujdesshëm

Duhet të lexoni

Pamjaftueshmëria e zinkut prek 2 miliardë njerëz në botë, teksa zinku është thelbësor për aktivitetin e të paktën 300 enzimave

Zinku është një nga mineralet më të dobishme për shëndetin e sistemit imunitar dhe riparimin e ADN-së. Pamjaftueshmëria e zinkut prek 2 miliardë njerëz në botë, teksa zinku është thelbësor për aktivitetin e të paktën 300 enzimave. Gratë shtatzënë duhet patjetër të kenë kujdes me nivelet e zinkut sepse ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fetusit. Trupi duhet ushqyer me zink çdo ditë, thonë shkencëtarët

Njerëzit që janë më të prekur nga mungesa e zinkut janë:

Ata që nuk ushqehen mirë, vegjetarianët dhe veganët sepse zinku përftohet nga burime shtazore, njerëzit që vuajnë nga ulcera, zorra e trashë dhe diarreja, ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë apo të veshkave, njerëzit e prekur nga diabeti, njerëzit që pinë shumë alkool, njerëzit që marrin shumë suplemente hekuri dhe gratë shtatzëna.

8 shenjat që nuk duhet të injoroni:

Imuniteti i dobët

Nëse nivelet e zinkut janë të ulëta, do të sëmureni më shpesh. Sistemi imunitar ka shumë nevojë për zink të cilat nxisin prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Këto të fundit janë të nevojshme për të luftuar bakteret dhe viruset. Zinku ndihmon në parandalimin e inflamacionit që shkakton sëmundje si azma, alergjitë, sëmundjet e zemrës, tumoret, plakja e parakoheshme e të tjerë.

Humbja e shqisës së nuhatjes dhe shijes

Zinku është i nevojshëm për prodhimin e një enzime e cila është jetësore për shqisat e nuhatjes dhe shijes. Nëse krejt papritur nuk ju shijon asgjë dhe vëreni se keni humbur shqisën e nuhatjes, atëherë duhet të dini që kjo është një shenjë klasike e mungesës së zinkut.

Thonj të dëmtuar

Zinku luan një rol thelbësor në ndarjen dhe rritjen e qelizave. Thonjtë dhe flokët janë të parët që preken nga mungesa e zinkut. Qelizat që prodhojnë lëkurën, flokët dhe thonjtë kanë nevojë për doza të qëndrueshme të zinkut. Nëse vini re njolla të bardha dhe çarje të thonjve atëherë me siguri vuani nga mungesa e zinkut.

Lëkura problematike

Puçrat, aknet dhe njollat e lëkurës tregojnë ndër të tjera se trupi nuk ka mjaftueshëm nga ky mineral. Mungesa e tij përshpejton plakjen dhe rrudh lëkurën. ZInku ndërvepron me vitaminën A dhe së bashku garantojnë një lëkurë të shëndetshme.

Shërimi i plagëve dhe lëndimeve

Zinku është i dobishëm për përshpejtimin e shërimit të plagëve dhe lëndimeve. Në mungesën e tij, qelizat sforcohen dhe nuk rriten siç duhet. Suplementet e zinkut janë të nevojshme për të përshpejtuar shërimin e plagëve, të çarave apo lëndimeve.

Humbja e shikimit

Nëse keni probleme me shikimin, atëherë rishikoni sasitë e zinkut që merrni gjatë ditës. Zinku është thelbësor për sytë. Së bashku me vitaminën A, përmirësojnë shikimin dhe mbrojnë sytë nga sëmundje të ndryshme që mund të shkaktojnë humbjen e tij.

Humbja e kujtesës dhe mungesa e përqendrimit

Zinku është thelbësor për kujtesën, përqendrimin dhe komunikimin mes nervave në tru. Studimet kanë konfirmuar se rritja e dozës së zinkut me 50% rrit nivelin e përqendrimit dhe vëmendjes. Duhet të dini që zinku përthithet më mirë nëse konsumohet me një sërë ushqyesish të tjerë.

Depresioni ose Stresi

Zinku luan një rol të pamohueshëm në kundërpërgjigjen e trurit dhe trupit ndaj stresit .Shkencëtarët kanë zbuluar se sa më të ulëta janë nivelet e zinkut, aq më i thellë është depresioni tek njeriu. Kur jemi të stresuar, trupi ka nevojë për ushqyes dhe minerale shtesë për të përballuar implikimet fizike të këtyre emocioneve.

Sasia e nevojshme e zinkut

Të dhënat shkencore tregojnë se meshkujt mbi moshën 19 vjeç kanë nevojë për 11 mg zink në ditë, ndërsa gratë kanë nevojë për 8 mg. Gratë shtatzëna kanë nevojë për 11 mg zink në ditë, ndërsa ato lehonë duhet të synojnë për 12 mg zink në ditë. Nëse e teproni me zinkun atëherë do të përjetoni të përziera, të vjella, mungesë oreksi, dhimbje abdominale, diarre dhe dhimbje koke.

Burimet më të mira ushqimore të zinkut

Zinkun mund ta gjeni tek midhjet, mishi i viçit, derrit, kungulli, farat e susamit, çokollata e zezë, fasulet, spinaqi dhe qiqrat.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate