Kanë nisur përgatitjet për Big Brother VIP Kosova 3 dhe edicioni i këtij viti sapo ka zbuluar surprizën e parë.
Një nga figurat më të njohura të televizionit në Shqipëri, e cila ka punuar vazhdimisht në produksione të suksesshme si “Për’puthen” ka marrë një rol lideri në këtë reality-show.
Faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova ka bërë me dije se Olsa Muhameti do të jetë producentja ekzekutive e këtij edicioni.
“Bëhuni gati për një aventurë televizive që do të tejkalojë çdo pritshmëri!”, shkruan postimi të cilin e ka shpërndarë edhe vetë Olsa duke i falenderuar për besimin.