Sot në Kosovë shënohet dita e Humanizmit. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e elektronike të mbajtur më 5 shtator 2022 ka miratuar vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditën e Humanizmit në Kosovë.
Data 5 shtator përkon me ditën e shkuarjes në amshim të humanistes shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza.
Shpallja e kësaj date si Ditë e Humanizmit në Kosovë, do të jetë shenjë e respektit dhe përkujtimit të vazhdueshëm nga Republika e Kosovës për të.
Vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditë e Humanizmit në Kosovë e ka propozuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /KosovaPress/