9/20/2025 11:59:52 AM

Shqiptari që shkroi himnin e Turqisë: Lexoni 6 fakte për Mehmet Akif

Duhet të lexoni

Mehmet Akif Ersoy, babai i të cilit ishte nga fshati Shushica dikur pjesë e Pejës, sot Komunës së Istogut, ishte autori i Himnit Kombëtar të Republikës së Turqisë.

Mehmed Akif Ersoj lindi në Stamboll më 20 dhjetor 1873 në një një familje besimtare, intelektuale. Babai i tij ishte Tahir Efendiu, një myderiz i njohur në Medresesë e famshme “Fatih” të Stambollit. Tahiri kishte lindur në Shushicë të Pejës.

Më poshtë ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur rreth tij:

Mehmed Akif Ersoj është marrë edhe me krijimtari letrare dhe artistike duke lënë si trashëgim një thesar të tërë, një pasuri që mund të ndahet në dy kategori: Veprat e shkruara në vargje ose veprat poetike dhe veprat e shkruara në prozë.

Vitet e fundit të jetës së tij kaloi në Egjipt. Kur ishte në Egjipt, ai merrej me mësimin e turqishtes tek të huajt sikurse edhe sot Institutet Junus Emre.

Veprat e shkruara në vargje janë të përmbledhura me një emërtim të përgjithshëm “Safahat” ose “Fletët”.

Ndonëse i lindur në Stamboll, Turqi, ai ka pohuar me krenari se është shqiptar. Mehmed Akif Ersoj në shumë shkrime përmend Shqipërinë, Kosovën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën.

Kur shëndeti i tij u përkeqësua, ai shkoi në Stamboll ku më 27 dhjetor 1936 ndërroi jetë.

Historia e Himnit Kombëtar Turk

Në vitin 1921, me kërkesën e ushtarakëve, Ministria e Kulturës u dha gazetave të datës 7 nëntor një njoftim, ku bëhej e ditur se :”Shpallet konkurs për Marshin e Pavarësisë dhe se për fituesin e tekstit dhe melodisë do të jepej nga një shpërblim prej 500 lirash”. Në qendrën e konkursit u paraqitën mbi shtatëqind tekste, por, me gjithë këtë, komisioni vlerësues nuk pranoi asnjë poezi, sepse asnjë prej tyre nuk plotësonte kriteret e kërkuara, që të zgjonte ndikimet e dëshiruara. Atëherë, Hamidullah Suphiu, që ishte ministër i Kulturës, me gjithë komisionin vlerësues, iu drejtuan Mehmed Akifit, që të shkruajë poezinë. Mehmed Akif Ersoj, iu përgjigj ministrit se poezinë do ta bënte, por se ai nuk shkruante për para. Kur ministri me bashkëpuntorët i premtuen se “nuk do t’i jepnin shpërblimin edhe nëse do të fitonte, ai me këtë kusht, shkroi tekstin. Marshi i Pavarësisë (Istiklal Marshi), i shkruar nga Mehmed Akifi, u lexua në Kuvendin e Madh të Kombit (Parlamenti Turk) më 1 mars 1921, dhe po më 21 mars 1921 u pranua dhe u votua zyrtarisht.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate