10/18/2024 8:16:58 PM

Björk, fenomeni muzikor nga Islanda dhe përkushtimi i saj për pavarësinë e Kosovës

Duhet të lexoni

Gjatë karrierës së saj mbi 40-vjeçare duke bërë muzikë, Björk ka mishëruar idealin e artistes me shpirt të lirë, duke e çuar punën e saj kudo që muza e saj mund ta çojë atë pa u përkulur ndaj vullnetit të tendencave komerciale ose turmës së tregut masiv. E megjithatë ajo është një nga zërat më të dallueshëm, të lavdëruar vazhdimisht të fillimit të mijëvjeçarit, një artiste e pop-artit, puna e së cilës është e vështirë të përshkruhet vetëm me fjalë, se ndjenja e emocionit dhe inovacionit të zërit të saj është e pagabueshme.

Këngëtarja, aktorja, DJ, producentja, kantautorja dhe kompozitorja Bjork është me shumë gjasa personi më i famshëm islandez ndonjëherë. Ajo lindi në Reykjavik më 21 nëntor të vitit 1965 nga prindërit Gudmundur Gunnarsson, elektricist dhe udhëheqës sindikate, dhe Hildur Runa Hauksdottir, aktiviste. Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte fëmijë dhe ajo jetonte me nënën e saj në një komunë aktivistësh. Björk jetonte larg shkollës së saj dhe rrugës krijonte këngë për t’u argëtuar – dhe për t’u ngrohur nga moti i pacipë. 

Mendoj se kam filluar të këndoj për me shpëtu veten. Për shembull, nëse moti ishte i çmendur, unë thjesht këndoja me zë të lartë,” pat thënë Björk një herë në podcast-in e saj Sonic Symbolism. Një nga mësueset e Björk-ut e dëgjoi atë të këndonte në shkollë dhe u mahnit aq shumë sa ajo dërgoi një incizim të saj në një radio stacion të njohur në Islandë.

BJORK | FOTO: GETTY IMAGES

Jo shumë kohë më vonë dhe ende fëmijë, Björk pati kontratën e saj të parë muzikore. Me ndihmën e njerkut të saj, ajo publikoi albumin e saj të parë. Albumi u quajt thjesht “Björk”, dhe nëna e saj projektoi kopertinën. Ishte ndër projektet më modeste familjare ndonjëherë, por që zbuloi njërin ndër talentet më të mëdha të kohës sonë.

Këngët ishin një përzierje përpunimesh të përkthyera në islandisht si: “The Fool on the Hill” të Beatles, “Alta Mira” e Edgar Winter, “Christopher Robin” e Melanie Safkës dhe Kënga e Stevie Wonder “Your Kiss Is Sweet”, por gjithashtu përmbante disa këngë të shkruara posaçërisht për albumin, si kënga “Arabadrengurin” (“Djali Arab”) shkruar nga njerku i saj Saevar, dhe një incizim instrumental- homazh për piktorin islandez Johannes Kjarval, shkruar dhe interpretuar asokohe nga 11-vjeçarja Björk. Albumi u publikua në dy formate, vinyl dhe kasetë, në botim mjaft të kufizuar (të paktën 7000 kopje) dhe është raritet jashtë Islandës.

Björk-ut iu ofrua mundësia për të bërë një album të dytë, por ajo e refuzoi. Me paratë që fitoi, ajo i bleu vetes një piano dhe filloi të kompozonte këngë të reja.

Si adoleshente, muzika alternative pushtoi zemrën e Bjork. Ajo formoi grupin e saj të parë punk të quajtur Spit and Snot në moshën 14 vjeçare, përpara se të formonte një grup xhaz fusion të quajtur Exodus.

Shumë formacione dhe eksperimente muzikore pasuan, duke përfshirë post punk grupin Kukl dhe asamblin Rokka Rokka Drum me poetin Sjon, i cili mbetet bashkëpunëtor afatgjatë në karrierën e saj.

Ishin The Sugarcubes, grupi të cilin ajo e formoi në vitin 1986 dhe i shpërbërë në 1992 që tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare me stilin e tyre shoegaze një nënzhanër i rockut alternativ dhe indie, i karakterizuar nga një përzierje unike e elementeve muzikore, duke përfshirë vokale ëndërrimtare, të errësuar, dhe efekte nostalgjike në kitarë me shtrembërim të akordeve dhe tingujve. Një nga hitet më të mëdha të grupit, “Birthday”, (Ditëlindja), do të jepte një shije dhe paralajmërim të asaj që do të vinte kur Björk të kthehej në karrierën e saj solo.

E dalluar për zërin e saj të veçantë soprano, diapazonin vokal me tre oktavë dhe nganjëherë personalitetin publik ekscentrik, ajo ka zhvilluar një stil muzikor eklektik gjatë një karriere që përfshin katër dekada, duke u mbështetur në muzikën elektronike, pop, eksperimentale, trip hop, klasike dhe avangarde. Në vitin 1992 Björk vendosi të transferohej në Londër për të ndjekur karrierën e saj solo, ky vendim rezultoi i frytshëm dhe çoi në publikimin e hitit të saj të parë solo “Human Behaviour” (Sjellja njerëzore), një partneritet me producenten e famshme Nellee Hooper.

Pasi festoi hitin e saj të parë global në vitin 1993 “Play Dead” (Bëje të vdekurin), u bë e qartë se Bjork është një novatore jo vetëm në muzikë, por edhe në teknologji, modë dhe edukim muzikor.

Stili unik vokal i Bjork paksa i linte nën hije aftësitë e saj si producente, kompozitore dhe aranzhuese. Kur bëhet fjalë për vlerat e produksionit, të gjitha albumet e saj kanë sixhadenë e tyre unike të tingullit.

Albumi i parë solo, Debut (1993), u ndikua nga “dance kultura” britanike, duke nxjerrë nga muzika acid-jazz, trip-hop dhe house, me mostra të paqarta.

Për shembull mostra për “Venus As A Boy” (Venera si djalë) me motive indiane vjen nga “Music For Sho And Harp” (Muzika për Sho dhe harpë) nga organisti japonez Mayumi Miyata.

Albumet “Utopia” (2017) dhe “Vulnicura” (2015) shfaqin seksionet e saj për orkestrime të vogla dhe të mëdha. Ndërsa “Medulla” (2004) ishte pothuajse tërësisht e përbërë nga vokale, përmban “Triumph Of A Heart” (Triumfi i zemrës), nga i cili doli një prej videove muzikore më të paharrueshme nga Bjork. Një novatore edhe jashtë studios, Björk shpiku tri instrumente për të sjellë në jetë albumin e saj të vitit 2011, “Biophilia”. Koncepti i albumit ishte të eksploronte marrëdhëniet midis natyrës, teknologjisë dhe muzikës.

Björk krijoi harpën e gravitetit, të bërë nga katër lavjerrëse lëkundëse dhe rrotulluese me 11 tela. Pastaj është rrufeja, një sintetizues që krijon rrufe, të vendosura në nivele të ndryshme. Më në fund, ajo shpiku Sharpsichord, një kuti muzikore me energji diellore që tingëllon midis një klarinete bas dhe një harpë. Një aplikacion shoqëroi lëshimin e albumit “Biophilia”, i cili i mundëson përdoruesit të prodhojë muzikë në një mënyrë veçanërisht vizuale.

Aplikacioni që ajo e projektoi lidhi një element muzikor me një element natyral, si forma e rrufesë që është e ngjashme me një arpezh, ose lavjerrës të dyfishtë që frymëzojnë marrëdhënien midis kontrapunës dhe melodisë”.

Një program arsimor e ndihmoi aplikacionin të përdoret në kurrikulat e muzikës në të gjithë Evropën.

Një mënyrë tjetër që Björk i ka ftuar fansat e saj të jenë ndërveprues me muzikën e saj është përmes “Björk Digital”.

Fillimisht duke u shfaqur premierë në Somerset House të Londrës në vitin 2016, Björk krijoi një ekspozitë të realitetit virtual që mundësoi të përjetohet muzika e saj në mënyra të pakonceptuara më parë.

Koncepti i ndërtuar kryesisht rreth këngëve nga albumi i saj “Vulnicura”, përfshinte një video muzikore gjithëpërfshirëse “Black Lake” (Liqeni i zi), që ishte porositur nga Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut për t’u përfshirë në ekspozitën Björk 2015. Pamjet vizuale u krijuan për të qenë pjesë e një instalacioni zanor, në të cilin u shfaq në dy ekrane të kundërta.

E famshme për videot e saj muzikore, Björk ka krijuar një karrierë magjepsëse aktrimi. Për performancën e saj në vitin 2000 në dramën muzikore të Lars von Trier, “Dancer in the Dark” (Vëllëzuesja në terr), e mer çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e 53-të të Filmit në Kanë. Mbresëlënës është edhe Dokumentari “When Björk Met Attenborough” (Kur Björk takoi Attenborough). Ata diskutojnë natyrën e muzikës dhe kryqëzimin midis muzikës, natyrës dhe teknologjisë.

BJORK, KANË | FOTO: GETTY IMAGES

Gjatë karrierës së saj të gjerë, Björk ka përdorur shpesh pozicionin dhe ndikimin e saj për të ndihmuar artistët e ri për t’i mentoruar ata në krijimtarinë e tyre.

Ndërsa ajo ka hezituar të shihet si një figurë e hapur politike, dhe e ka thënë këtë në faqen e saj të internetit, ajo ishte mbështetëse e lëvizjeve të shumta çlirimtare, duke përfshirë pavarësinë e Kosovës.

Ajo ia kushtoi Grenlandës dhe Ishujve Faroe këngën e saj “Declare Independence”, (Shpall Pavarësinë) e cila shkaktoi një polemikë të vogël në Faroe. Pasi Björk ia kushtoi dy herë ” Declare Independence” Kosovës gjatë dy koncerteve në Tokyo më 19 shkurt 2008, pra dy ditë pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë dhe mandej prapë më 22 shkurt, performanca e saj në Festivalin Exit të Serbisë u anulua.

BJÖRK – DECLARE INDEPENDENCE

Megjithëse drejtuesit e festivalit në Serbi këmbëngulën se koncerti u anulua për shkak të frikës së sigurisë, Bjork ishte e bindur se përkrahja e saj për pavarësinë e Kosovës ishte arsyeja që ata e anuluan koncertin, “Ndoshta ndonjë serb ka marrë pjesë në koncertin tim dhe ka thirrur (telefonuar) në shtëpi, dhe për këtë arsye koncerti im në Novi Sad është anuluar,” pat deklaruar ajo duke aluduar se serbëve u ndalohet të dëgjojnë se Kosova ka shpallur pavarësinë.

Për më tepër, menaxhmenti i Björk ka ndërmarrë hapa paraprak për të hedhur poshtë pretendimet e rreme të bëra nga përfaqësuesit e EXIT Festival që sugjeronin se performanca e Björk në festival nuk ishte anuluar për shkak të komenteve të këngëtarit për Kosovën.

Menaxhmenti ndau një email nga menaxheri i përgjithshëm i EXIT, Bojan Boshkoviq, të cilin Boshkoviq e dërgoi pasi mësoi për përkushtimin e Björk-ut për Kosovën. Në email, mes shqetësimit për mirëqenien e pjesëmarrësve të festivalit dhe vetë Björk, Boshkoviq parashtron një ultimatum.

“Shpresojmë që Björk të mos ketë kurrfarë lidhje me Kosovën në koncertet e tjera këtu e as gjetke në Evropë, as në intervistat e saj, sepse nëse ka, ne duhet ta anulojmë pjesëmarrjen e saj në festival. Nëse kjo ndodh, ne mund të kërkojmë ndonjë artist tjetër”. Natyrisht Bjork dhe menaxhmenti i saj nuk e kishin pranuar ultimatumin. Boskoviq pranoi se kishte dërguar e-mail, por këmbënguli se Björk nuk ishte hequr nga lista dhe se ajo mund të mbajë koncertin e saj gjë që Björk nuk pranoi.

“Ai email nuk ishte një deklaratë zyrtare EXIT,” kishte thënë ai. “Ishte e-maili im personal i dërguar që tregonte shqetësimin tim të madh për atë që po ndodh.”

Më vonë gjatë turneut, Björk krijoi polemika ndërkombëtare pasi ajo i kushtoi “Shpallni Pavarësinë” edhe Lëvizjes Ndërkombëtare të Pavarësisë së Tibetit gjatë një koncerti në Shangai/ Ministria e Kulturës e Kinës lëshoi ??një denoncim përmes agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, duke deklaruar se Björk “thyen ligjin kinez” dhe “lëndoi ndjenjat e popullit kinez” dhe u zotua të forcojë më tej kontrollin mbi artistët e huaj që performojnë në Kinë. Një deklaratë e mëvonshme e akuzoi Björk-un për “nxitje të urrejtjes etnike”. Björk asokohe lëshoi ??një deklaratë duke sqaruar pozicionin e saj në lidhje me disa komente të fundit të diskutueshme të bëra gjatë shfaqjeve live në Tokio dhe Shanghai, sidomos te fokusi për Kosovën dhe fuqishëm qëndroi pas bindjeve të saj.

Më kanë kërkuar shumë një deklaratë pasi ia kam kushtuar këngën time ‘Shpall Pavarësinë’ si Kosovës ashtu edhe Tibetit në raste të ndryshme. Do të doja t’i kushtoja rëndësi faktit që unë nuk jam politikane, jam fillimisht dhe së fundi muzikante dhe si e tillë e ndjej për detyrë të përpiqem të shpreh gjithë gamën e emocioneve njerëzore. Dëshira për të shpallur pavarësinë është vetëm një prej tyre që ne të gjithë e ndiejmë në jetën tonë. Kjo këngë është shkruar më shumë me mendjen personale, por fakti që është pranuar në kuptimin e saj më të gjerë, për luftën e një kombi të shtypur, më jep shumë kënaqësi. Unë do të doja t’u uroj të gjithë individëve dhe kombeve fat të mirë në betejën e tyre për pavarësi. Drejtësi”, ishte reagimi zyrtar i Björk.

Björk është përkrahëse e pavarësisë edhe për Skocinë, Kataloninë dhe Palestinën.

Bjork artiste e cila konsiderohet si kontribuese jetike për shumicën e zhanreve moderne duke filluar nga Punku deri te muzika elektrtonike eksperimentale është fituese e 143 çmimeve muzikore dhe shumë çmime të tjera përfshirë çmimin për aktore më të mirë në Festivalin e Kanit, Urdhrin e Falkonit, që është i vetmi urdhri i kalorësisë në Islandë, jepet për merita për Islandën dhe njerëzimin, pesë çmime Brit Awards dhe Çmimin Polar të Muzikës, dhënë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Muzikës, një nder që konsiderohet “Çmimi Nobel i Muzikës”.

Ajo ka realizuar 11 albume muzikore në studio, më se 20 kompilacione dhe albume nga performanca live dhe dy albume me kolona zanore për film. Ka luajtur në 4 filma të produksioneve të ndryshme, dhe ka botuar 7 libra të zhanreve të ndryshme. Ajo ka zhvilluar 11 turne në tërë globin me më shumë se 1000 koncerte. Ndërsa ajo vetë thotë se ishte e influencuar nga Johni Mitchel për shkrimin e këngëve, nga Brian Enio për komponim dhe produksion dhe definitivisht nga Kate Bush për vokale performim dhe anën vizuele në paraqitje, influenca e saj mundë të vërehet te grupet Radiohead, Bon Iver, Sigur Ros, Kanye West, Lady Ga Ga, Billy Ellis dhe në një gjeneratë të tëre të krijuesve si në muzikë, modë dhe dizajnin vizual.

Ajo ishte subjekt i obsesionit të amerikanit Ricardo Lopez një person mentalisht i pabalansuar i cili tenton të bëj atentat ndaj Björk. Më 12 shtator 1996, Lopez, dërgoi nga Florida një letër bombë të ngarkuar me acid sulfurik në shtëpinë e Björk në Londër. Pasi që dërgoi letrën ai u kthye në shtëpi dhe e filmoi vetëvrasjen e tij në pjesën e fundit të një video ditari me shpresë se do të takohet me Björk në një botë tjetër.

Në komentet e saj të pakta publike për këtë ngjarje, Björk tha se ishte “shumë e shqetësuar dhe e pikëlluar” dhe apeloi: “Unë bëj muzikë, por në terma të tjera, dhe jam shumë e brengosur për ndikim të tillë në njerëzit si Ricardo Lopez.” Ajo i dërgoi një kartë ngushëllimi dhe lule familjes së Lopez.

Në vitin 2015, revista Time e quajti atë një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë. Rolling Stone e quajti atë këngëtaren e 64-të më të madhe dhe kompozitoren e 81-të më të mirë të të gjitha kohërave në listën e 2023. Në një kohë dhe botë ku artistët nuk i bëjnë vetes asnjë favor financiar duke shprehur ndjenja kritike politike, pozicioni dhe perspektiva ikonoklastike e Björk është pothuajse unike. Pavarësisht se ka bërë zero lëshime për komercialitetin në muzikën e saj, ajo ka shitur 20 milion albume dhe mbetet po aq jetike për zhvillimin dhe kontributin e muzikës dhe artit.

Për islandezët, ajo është një thesar kombëtar, për pjesën tjetër të botës, ajo është një forcë krijuese eksperimentale e pandalur, duke u zgjeruar vazhdimisht, kontribuar, dhe duke thyer kufijtë e pritshmërisë artistike./Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj zbulon raportin me tre vjehrrat: Nuk është mamaja e Markut e preferuara ime

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, e cila moderon këtë sezon të ri “Goca dhe Gra”, bashkë me Heidi Bacin dhe Egla Ceno ...

Mes thashethemeve për ndarje nga Romeo Veshaj, Heidi Baçi “kapet mat” në shoqërinë e një mashkulli në Tiranë

Heidi Baçi është padyshim duke jetuar ditë të mira, ku fama, projektet kanë qenë kryefjala e mediave të shty ...

Familja e Tupac Shakur punëson një avokat për të hetuar nëse Diddy ka lidhje me vdekjen e tij

Lajmi vjen pas raportimeve se familja e reperit të ndjerë ka ngarkuar një ekip hetuesish për të konstatuar ndonjë lidhje ...

Jetë / Stil

Pesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm

Është e vështirë të përgjithësohet se sa shpesh duhet t’i lani flokët, por ka disa shenja paralajmë ...

Jeni sëmurë apo jo? Këtë e kuptoni përmes gjuhës, ja si!

Nxjerrja e gjuhës jashtë është një formë përshëndetjeje në Tibet, ndërsa në shumë vende t& ...

Kur do të ndryshojë ora në tetor, ky është vendimi i fundit

Ora do të ndryshojë përsëri edhe këtë vit. Akrepat do të kthehen përsëri për një orë ...

Sport

Ish-banori i BBV: 1000 euro në muaj për të dashurën, i paguaja thonjtë dhe flokët

Në një diskutim që lidhej mbi dashurinë dhe sa kushton ajo në ditët që në flasim, Shkëlqim Bega, ose ndry ...

Formula 1 në Shqipëri? Rama: Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes!

Kryeministri Edi Rama është shprehur se “jemi në hapin e fundit përpara firmosjes” për sjelljen e Formula 1 n&eum ...

Shqipëria kërkon tre pikët e radhës ndaj Çekisë, formacionet zyrtare

Kombëtraja e Shqipërisë sot do të luaj ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.Kuqezinjët do të përball ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate