Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas tentim vrasjes së ish presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai ka thënë se atentati është sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik.
“Sot në mëngjes u shokuam me pamjet e atentatit ndaj Presidentit Trump.
Ky atentat është një sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik. Falë Zotit, Presidenti Trump i shpëtoi këtij sulmi, ndërsa Amerika sot ka nevojë për bashkim rreth vlerave të saj fundamentale të lirive qytetare dhe politike.