5/3/2026 11:57:12 PM

Si mund të nisë Lufta e Tretë Botërore

Duhet të lexoni

Ndoshta do të duhen vite para se të mbërrijmë në “momentin Franz Ferdinand”, por një sulm kibernetik ka potencialin të shkaktojë një luftë globale, të pakrahasueshme me asgjë që kemi parë deri tani.

Mendoni pak se çfarë do të ndodhte përtej ndërprerjeve të energjisë dhe internetit, kolapsit të sistemeve bankare, mungesave ushqimore apo ujit të helmuar. Në sulmin e fundit operativët e mbështetur nga kinezët shfrytëzuan dobësitë në Exchange Server të Microsoft Corp duke shkaktuar dëme në të gjithë botën, kryesisht midis ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Dy muaj më parë, administrata amerikane e drejtoi gishtin nga Rusia për një sulm të madh ndaj kompanisë së softuerit SolarWinds Inc., që duket se synonte klientët e qeverisë amerikane. Fatmirësisht, deri më tani me gjithë dhjetëra sulme kibernetike të ndodhur midis superfuqive gjatë 2 dekadave të fundit, bota ka vazhduar që të rrotullohet sipas boshtit të saj dhe jeta për shumicën e njerëzve ka vazhduar kryesisht e papenguar. Por kjo mund të ndryshojë në çdo moment.

Problemet po zienin tashmë në Evropën e fillimit të shekullit XX-të, teksa kombe të ndryshme garonin për epërsi dhe filluan që të armatoseshin në pritje të konfliktit të madh. Ndaj, vrasja në qershor të vitit 1914 e Kryedukës Franz Ferdinand, trashëgimtarit të supozuar të fronit të perandorisë Austro-Hungareze, ishte shkëndija që ndezi “barutin e thatë” të tensioneve rajonale, duke shkaktuar një luftë në llogore që solli 20 milion të vdekur.

Edhe lufta globale kundër terrorizmit, u nxit nga një ngjarje e vetme. Kur Al-Kaeda filloi sulmet e saj në territorin amerikan më 11 shtator 2001, përplasja midis grupeve ekstremiste terroriste dhe Perëndimit ishte tashmë e ashpër.

Më tetor 2000 ishte sulmuar me bomba luftanija amerikane“USS Cole”. Reagimi amerikan do të shtrihej nga Afganistani në Irak, një territor që ka më pak si objektiv kontrollin mbi popullatën, se sa ideologjinë dhe burimet natyrore. Tashmë po përjetojmë një lloj të ri lufte.

Aty ku aktorët shtetërorë dhe gjysmë shtetërorë bëjnë luftë kundër viktimave si të synuara por edhe më gjerë, ku qëllimet specifike janë të paqarta – ndoshta përçarje, vjedhje e teknologjisë dhe informacionit, apo edhe frikë e përgjithshme, pasiguri dhe dyshim – armët kryesore janë rreshtat e kodit të një softueri.

Ky stil beteje ka viktima, identiteti i të cilave nuk dihet gjithmonë, dhe autorë që e fshehin punën e tyre. Për shembull, merrni Kinën. Shpejtësia me të cilën Pekini mohon një sulm, është shpesh e kundërt me fajësinë e saj të mundshme.

Apo SHBA-në për të njëjtën çështje. Që në vitin 2005, ajo bashkëpunoi me Izraelin për të lëshuar virusin “Stuxnet” kundër programit iranian të pasurimit të uraniumit. Ndërsa asnjëri nuk e ka pranuar zyrtarisht rolin e tij, edhe ata kanë qenë gjithashtu të zhurmshëm në hedhjen poshtë të akuzave ndaj tyre.

Por ekziston një paralele e pazakontë që duhet të bëhet midis armatimit kibernetik dhe atij bërthamor. Kur SHBA-ja hodhi 2 bomba atomike në Japoni në vitin 1945 dhe i dha fund luftës në Paqësor, u rrit frika se mund të kishte sulme edhe më shkatërruese, teksa vende si Bashkimi Sovjetik, Britania, Franca dhe Kina zhvilluan aftësitë e tyre bërthamore.

Gjithsesi e kundërta ishte e vërtetë, duke i dhënë shkas konceptit të Shkatërrimit të Sigurt Reciprok, si një arsye pse duhet të praktikohej frenimi në raportet midis fuqive të mëdha.

Sidoqoftë, në rastin e një lufte kibernetike, vendet nuk duket se janë të gatshme që të pranojnë aftësitë e tyre apo përdorimin e një arme të tillë. Siç shkruante “The New York Times” në vitin 2012, presidenti i atëhershëm Barack Obama hezitoi të bënte publik rolin e SHBA-së në sulmet ndaj Iranit, nga frika se duke e bërë këtë do t’i lejonte kombet e tjera, terroristët apo edhe hakerat që të justifikonin veprime të ngjashme.

Ka të ngjarë që Pekini të ketë të njëjtën pikëpamje, duke mohuar shpejt dhe në mënyrë të përsëritur akuzat të tilla edhe kur gjurmët e “gishtave” të tij duket se janë në të gjitha sulmet. Në fakt, Obama dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping njoftuan në vitin 2015 një armëpushim mbi spiunazhin ekonomik kibernetik – një detantë me një hapësirë ??në dukje të kufizuar, raporton abcnews.

Por ndërprerja zgjati më pak se 4 vjet, pas akuzave se Kina kishte rinisur sulmet e saj. Por as SHBA-ja dhe aleatët e saj nuk kanë gjasa të kenë hequr dorë nga sulmet pirate. Kësisoj, aftësitë kibernetike do të rriten dhe sulmet do të vazhdojnë.

E vetmja gjë që mungon është që një sulmi i tillë të shkojë shumë larg, dhe të shkaktojë një kundërpërgjigje të përmasave të mëdha, çka mund të sjellë një sërë reagimesh zinxhir, me hakmarrje të shumta dhe të vazhdueshme kibernetike që paralizojnë rrjetet energjitike, transmetimin e të dhënave, bujqësinë, rrjedhën e informacionit, sistemet e transportit dhe zinxhirët e furnizimit me ushqime.

Ndërsa kësaj lufte, mund t’i mungojë reja në formë kërpudhe e një bombe atomike, apo forca shpërthyese e goditjeve me raketa, shkatërrimi mund të jetë po aq i përhapur, dhe madje mund të çojë në një konflikt ushtarak.

Është kjo arsyeja pse shpresa më e mirë mund të jetë që ekuivalenti kibernetik i armëve bërthamore të zhvillohet dhe të zotërohet – dhe kjo gjë të pranohet publikisht – nga të gjitha fuqitë kryesore. Kjo gjë do të tregonte se të gjithë kanë potencialin të shkaktojnë aq shumë trazira dhe shkatërrime saqë përdorimi i tyre do të ishte i pamundur.

Megjithatë, vetëm ekzistenca e tyre mund të risjellë edhe një herë në mendjen konceptin dhe frikën e shkatërrimit të sigurt të ndërsjelltë, dhe përfitimin e tij paradoksal: paqen./ Tim Culpan, Bloomberg


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate