9/20/2025 12:53:02 PM

Nektarina apo pjeshkë?Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Duhet të lexoni

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me lëkurën (e lëmuar apo me push), me llojin e bërthamës (i lidhur apo jo) dhe me ngjyrën e mishit (i bardhë apo i verdhë). Në përgjithësi nektarina quhen frutat me lëkurë të lëmuar. Mund të ndodhë që në të njëjtën pemë të ketë pjeshkë dhe nektarina.

Pjeshka e ka origjinën nga Azia dhe janë kinezët ata që e kanë përmirësuar specien, duke seleksionuar varietete që nxjerrin fruta më të mëdha e më të shijshme. Kina është vendi më i madh prodhues i pjeshkëve në botë.

Këshilla praktike

Pas blerjes. Meqënëse pjeshkët dhe nektarinat vilen ende paksa të pjekura, por ende të forta, atyre u duhen deri disa ditë për t’u pjekur në temperaturën e ambientit përpara se të konsumohen. Kontrolloni çdo ditë gjëndjen e frutave dhe përdorini sapo të jenë zbutur ose i vini në frigorifer.

Në rast urgjent. Për të shpejtuar pjekjen, lërini pjeshkët ose nektarinat në një qese letre (mos i vini asnjëherë në qese plastike), shkruan living.al.

Efekte shëndetësore

Pjeshkët janë të pasura me antioksidantë, elementë kimikë të cilët mund të ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, kancereve dhe sëmundjeve të ndryshme kronike. Për më tepër, pjeshkët e thara i ruajnë më tepër antioksidantët se pjeshkët e konservave.

Pjeshkët dhe sidomos lëkurat e tyre përmbajnë fibra ushqimore të cilat parandalojnë konstipacionin, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe në kontrollin e diabetit të tipit 2.

Vitaminat, fibrat ushqimore dhe antioksidantët ndodhen kryesisht në lëkurë. Për të përfituar më shumë nga vlerat e tyre ushqimore, është mirë që pjeshkët dhe nektarinat të konsumohen me gjithë lëkurë./Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate