Sara Gjordeni, ish banore e Big Brother Vip, ka deklaruar se është në proces gjyqësor me dy persona
Sara Gjordeni, ish banore e Big Brother Vip, ka deklaruar se është në proces gjyqësor me dy persona.
pyetur nëse do të ketë një përballje ligjore mes saj dhe Bardhit me ndonjë nga banorët ose persona të tjerë publik, Sara Gjordeni u shpreh:
“A sa mirë që bëhet kjo pyetje se i bie që janë të ndërgjegjshëm njerëzit që unë mund ta bëj këtë gjë, sepse e meritoj ta bëj këtë gjë?”.
Për kë?
'Aktualisht jam me dy persona me fillimet e një procesi gjyqësor. Me dy persona që e kishin marrë shumë seriozisht këtë sulmin. Njerëz me të cilët unë kam punuar.'
A do t’i zbulojë?
'Jo, absolutisht jo. Por ka njerëz që e kanë tepruar jashtëzakonisht shumë.'