Meritoni ishte i eliminuari i parë i mbrëmjes së finales së Big Brother Vip. Pas tij u eliminua, Heidi, Romeo dhe në fund ngelën Juli me Eglën. Kjo e fundit rrëmbeu çmimin e madh.
Ndërkohë eliminimi i Meritonit ishte një befasi e madhe pasi shumë sondazhe e nxirrnin ose fitues ose në dyshen e fundit të finalistëve.
Si Meritoni, ashtu edhe Ilnisa duket se nuk e kanë pritur mirë eliminimin madje janë shtangur. Sapo shkoi në studion e eliminimit, Meritoni nuk u ul me ish-banorët e tjerë, por bashkë me të dashurën Ilnisën, u larguan nga spektakli. Nuk dihet nëse ky veprim është një shenjë revolte e tyre, apo donin ta shijonin kohën e tyre larg kamerave, vetëm për vetëm./K.C/dritare.net