9/13/2025 11:01:45 PM

Një historik i shkurtër mbi ndërtimin e Urës së Matit!

Duhet të lexoni

Ura e Matit, Ura me Harqe e Milotit, apo Ura e Zogut, është ndër veprat më të veçanta inxhinierike të realizuara në vendin tonë.
Ura e Matit nisi të ndërtohej në Janar të vitit 1926. Si sipërmarrëse e ndërtimit të Urës ishte kompania Italiane e ndërtimit Mazorana & Co me eksperiencë në fushën e ndërtimit.
Duhet nënvizuar që në fillim se Projekti i Urës u realizua nga një prej personaliteteve botërore të shkencës së konstruksioneve, Profesori Gjerman Emil Mersh (Emil Morsch) i Universitetit të Shtutgartit. Profesori Mersh e mbaroi plotësisht projektin e urës në muajin Maj të vitit 1926. (Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit).



Në fund të vitit 1925, Inxhinieri i ri Gjovalin Gjadri pas marrjes së diplomës si Inxhinier në degën e inxhinierisë civile nga Universiteti i Lartë Teknik i Vjenës, kthehet në atdhe, ku fillon punë në Ministrinë e Punëve Botore në Tiranë. Kjo Ministri në Janar të vitit 1926 e ngarkon Inxhinier Gjovalin Gjadrin me detyrën e drejtorit të punimeve të zbatimit dhe supervizionit teknik të Urës së Matit.(sipas dokumentave që ndodhen në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, si dhe në Arkivin e Universitetit Politeknik të Tiranës).

Një historik i shkurtër mbi ndërtimin e Urës së Matit!
Është për tu nënvizuar fakti, që zbatimi i projektit të kësaj ure u realizua në mënyrë mjeshtërore dhe tepër origjinale nga Prof Gjovalin Gjadri. Në ligjeratën e mbajtur gjatë sesionit shkencor, që u organizua në Universitetin e Prishtinës në kujtim të figurës së Profesor Gjovalin Gjadrit, Profesor Niko Pojani shkruan se: “Ndërtimi i urës me harqe të Milotit, mbi lumin Mat, është një ndër veprat më elegante dhe më të arrira inxhinierike të realizuara ndonjëherë në vendin tonë. Kjo urë është specifike edhe sepse nga ana strukturore kishte si projektues një emër me reputacion botëror në shkencën e konstruksioneve betonarme që ishte profesori Gjerman Emil Mërsh, i Universitetit të Stuttgart.

Një historik i shkurtër mbi ndërtimin e Urës së Matit!
Ura e Matit veçohej nga të tjerat për faktin se në disa elemente mbajtëse betonarme të saj do të aplikohej paranderja, koncept ky novator për kohën në botë. Aplikimi i paranderjes synonte aty uljen e nderjeve tërheqëse në betonin e varseve vertikale dhe eventualisht te tiranteve horizontale të harqeve, për të shmangur kështu plasaritjet në to. Natyrisht, në Milotin e atëhershëm kjo teknikë do të realizohej duke përdorur mundësitë modeste të kohës. Praktikisht ajo u realizua në sukses duke bërë betonimin e elementeve të caktuar për paranderje, pasi pjesa kaluese e urës ngarkohej me një shtresë zhavorri prej 400 kg/ m2. Me heqjen e ngarkesës, për shkak të tërheqjes paraprake që merrte armatura,në betonimin e atyre elementeve do të lindnin sforcime shtypëse me çka realizohej qëllimi. Këto vështiresi teknike dhe inxhinierike, qe paraqiste zbatimi i projektit, Inxhinieri i ri Gjovalin Gjadri jo vetëm i kaloj me sukses, por bëri gjithashtu një zbatim mjeshtëror të këtij projekti."

Një historik i shkurtër mbi ndërtimin e Urës së Matit!
Siç shihet për Inxhinier Gjovalin Gjadrin ishte një privilegj por dhe vlerësim në të njëjtën kohë fakti që ju besua zbatimi i projektit, të një vepre të tillë me rëndësi, autor i të cilit ishte një nga figurat më të shquara inxhinierike të fushës së konstruksioneve të kohës Prof Emil Mersh. Ura e Matit u ndërtua me 6 harqe (aktualisht ka 5 harqe). Gjatësia e harkut të urës është 54 m, dhe lartësia maksimale e harkut 10,95 m.
Ura e Matit u inaugurua në fund të muajit Maj të vitit 1927, fakt ky që tregon se punimet për ndërtimin e saj zgjaten vetëm 1 vit, periudhë kjo tepër e shkurtër duke patur parasysh vështiresitë inxhinierike në zbatimin e projektit, të përmendura më sipër, por dhe mundësitë modeste teknike të Shqipërisë në mesin e viteve 1920. Deri në Prill të vitit 1939 ura mbajti zyrtarisht emrin e Mbretit Zog.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate