Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother 2 Vip është rikthyer në 'prime'-n e kësaj të shtune në skenën e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri.
Edhe pse ka kaluar gati një vit nga loja e tij që fitoi zemrat e mijëra shqiptarëve, Luizi nuk e kishte humbur sensin e batutave të bukura, kur Ledioni e pyeti se kë ka të preferuar brenda shtëpisë.
Luizi: E kam shiju, me u rikthy në studio është kënaqësi, sepse kam qenë fitues. Uroj të njëjtën gjë edhe për ata.
Ledioni: Kë ke të preferuar?
Luizi: Unë vdes pas teje!
Luizi nuk kishte se si të mos fliste për bashkëshorten e tij, Kiarën dhe foshnjen që pritet të vijë në jetë.
"Është i vetmi rast që më tha gjinekologu s'ke nevojë me bë ADN se është gjithë kohën duke kërcy. Sido që t'ia vë emrin, nuk do i thërras në emër kurrë, se do i them o zemër, o shprit", tha Luizi.