11/27/2024 10:43:44 AM

MASHTI s’e mban premtimin për punësim të 300 asistentëve për fëmijë me aftësi të kufizuara

Duhet të lexoni

Ministria e Arsimit nuk e ka realizuar premtimin që brenda një viti të punësojë 300 asistentë për nxënësit me aftësi të kufizuara. Për dy vjet ajo ka rekrutuar gjithsej 250 mësimdhënës të kësaj kategorie. Në shkolla e komuna janë ankuar se mungesa e asistentëve ka vështirësuar mbarëvajtjen e procesit mësimor

Zotimi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për të punësuar për gjatë vitit 2023 edhe 300 asistentë për fëmijët me aftësi të kufizuara, nuk është realizuar.

“Në vitin 2023 parashihet që të angazhohen edhe 300 asistentë të tjerë të fëmijëve me nevoja të veçanta”, pati deklaruar në një konferencë për media të mbajtur në vitin 2022, ish-zëvendësministri Dukagjin Pupovci.

Edhe pse ministria ka trajnuar e certifikuar 409 asistentë, për tre vjet janë punësuar gjithsej 250.

Në Ministri nuk iu përgjigjën pyetjeve të KOHËS për arsyet e mosrealizimit të zotimit.

Mungesa e asistentëve ka vështirësuar mbarëvajtjen e procesit mësimor në disa shkolla.

Në shkollën fillore “Daut Bogujevci” në Fushë-Kosovë, janë 35 fëmijë me aftësi të kufizuara. E për ta kujdesën gjithsej dy asistente.

“Roli i asistentëve është i domosdoshëm, është diçka që na duhet ne tepër nëpër shkolla, kështu që me dy asistente me numër të madh të nxënësve, është problem për ta ndjekë procesin mësimor”, ka thënë Betim Ahmeti, sekretar i shkollës.

Problemi i njëjtë është në shumë shkolla gjithandej Kosovës.

Në Ferizaj janë rreth 170 nxënës me aftësi të kufizuara e të punësuar janë vetëm 17 asistentë. Autoritetet lokale akuzuan Ministrinë për mosplanifikim të buxhetit për të angazhuar më shumë.

“Në vitin 2023 na është thënë që kemi 20 vende të lira për asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, por që nuk është planifikuar në buxhetin i cili ka qenë i vitit të kaluar, prandaj ne si komunë nuk kemi zhvilluar procedurat për të punësuar asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta përkundër se kemi nevojë”, ka thënë Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Ferizaj.

Sipas legjislacionit në fuqi, një asistent mund të mbështesë deri në dy nxënës.

“Një asistent mund të mbështesë një 1-2 fëmijë/nxënës brenda grupit/klasës/shkollës, duke marrë parasysh nevojat individuale të secilit fëmijë/nxënës”, shkruan në nenin 7 të udhëzimit administrativ për rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e asistentit për fëmijët, përkatësisht nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.

Bazuar në këtë udhëzim administrativ, kërkohet të angazhohen rreth 2 mijë asistentë, meqë numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara që vijojnë mësimin në shkolla të rregullta është rreth 3.500. Në Ministri të Arsimit nuk treguan numrin e saktë të asistentëve të angazhuar.

Mungesa e asistentëve, sipas njohësit të arsimit, Rinor Qehaja, penalizon tërë procesin mësimor në klasa.

“Është përgjegjësi institucionale që të mos kursejnë buxhet dhe të mos kursehen me resurse, por t’i ofrojnë çdo institucioni arsimor nga një asistent për çdo nxënës, pasi nga praktika po na dëshmohet vështirësia që ndikon në proces mësimor, jo vetëm për nxënësit me aftësi të kufizuar por edhe për nxënësit e tjerë”, ka thënë Qehaja.

Edhe Komisionin Evropian kanë shprehur kritikë për mbështetje të pamjaftueshme institucionale ndaj nxënësve me nevoja të veçanta dhe si arsye të mospërfshirjes së fëmijëve në sistemin arsimor ka përmendur mungesën e asistentëve të kualifikuar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Dedikim për Xhensilën? Bes Kallaku thyen HESHTJEN pas zhurmës në rrjet me këngët e tij!

Bes Kallaku, një prej emrave më të përfolur të momentit në showbiz-in shqiptar ka folur për herë të par&e ...

Xuxi, Vullnetit: Boll burrë ke dalë, hallall të qoftë që u puthe me Gresën

Xuxi e ka biseduar me Vullnetin puthjen që ky i fundit e shkëmbeu me Gresën.Ai i tha Vullnetit se “boll burrë ke dalë q ...

“Me ta kallë krejt lojën”, Gresa dhe Vullneti bëjnë planin e ri

Gresa e Vullneti kanë biseduar për një plan të ri brenda shtëpisë më të famshme në vend.Ai i propozoi Gre ...

Jetë / Stil

Nuk është paraja! Studimi i fundit tregon se çfarë i bën njerëzit të lumtur

“Jemi kafshë sociale”, thoshte Aristoteli mijëra vjet më parë. E jeta nuk ka ndryshuar shumë që atëher& ...

Ndryshimi i orës po dëmton shëndetin e njerëzve – ekspertët ngrenë alarmin: Të mbahet gjithmonë ora dimërore

Në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënju ...

5 përfitimeve të rozmarinës: ilaçe natyrale për shëndetin dhe mirëqenien tuaj

Rozmarina është një barishte që është dashur me shekuj, jo vetëm për cilësitë e saj aromatike, por e ...

Sport

Shqipëria gjobitet rëndë nga UEFA

Shqipëria u gjobit për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë nga tifozët “kuqezi” dhe për transmet ...

Arsenali mposhtet nga Newcastle United

Arsenali është mposhtur 1-0 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Lig&eu ...

Liverpooli shënjestron dy sulmues për ta zëvendësuar Salahun

Mohamed Salah ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës në “Anfield” dhe Liverpooli ka shënjestruar ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate