Gazetari Ervin Kurti ka folur për disa gjëra për jetën personale të cilat nuk ishin të njohura më parë. Ai ka treguar se shkoi në New York në periudhën që i është "thyer zemra."
"Një nga arsyet pse shkova në New York, kjo ishte dhe jam thyer shumë keq. Ka qenë një nga periudhat më të trishta të jetës sime, sepse kur lëndohesh në moshën 30 e ca vjeçare nuk është njësoj si të lëndohesh në moshën 20.
Ajo që të shembet është sistemi i besimeve, ku duhet të besoj unë tani dhe çfarë të besoj? Nuk ke më kohë të rrish me një njeri dhe ta njohësh nga e para dhe ti thua ok po rri vetëm.
Por a rrihet vetëm? Lumturia e vërtetë është kur ti udhëton, gëzon, hidhërohesh apo bën çdo gjë dhe ke një njeri aty që të suporton ose të kritikon në formën që t’i mendon." u shpreh Kurti në emisionin “Në shtëpinë tonë” .