12/20/2025 1:39:34 AM

Ambasadori amerikan: S’po e mbrojmë dinarin, jemi të shqetësuar për ndikimin e Rregullores së BQK tek minoritetet

Duhet të lexoni

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarë, pjesë e të cilit diskutim ka qenë edhe Gazeta Express, ka folur për çështjen e dinarit dhe qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raport me Rregulloren e re të BQK-së.

Hovenier ka sqaruar pozicionin e SHBA-së, duke thënë se nuk janë duke e sfiduar përgjegjësinë apo autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe as s’janë duke e mbrojtur dinarin, por se qëndrimi amerikan për këtë çështje lidhet vetëm me shqetësimin e Washingtonit zyrtar për ndikimin që Rregullorja e BQK-së ka tek minoritetet, në mënyrë të veçantë tek serbët lokalë dhe për mënyrën se si ajo rregullore është implementuar.

Më lejo të sqaroj atë që mendoj që është keqkuptuar apo atë se për çfarë komuniteti ndërkombëtar shqetësohet. Siç kam thënë unë disa herë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë thënë, ne nuk jemi duke sfiduar përgjegjësinë apo autoritetin e BQK, ne s’po provojmë të mbrojmë dinarin, SHBA-ja s’merr qëndrim se cila monedhë qarkullon në Kosovë, është për autoritetet e Kosovës të vendosin”, ka thënë Ambasadori Amerikan.

Diplomati amerikan ka sqaruar se pse SHBA-ja mendon që çështja e dinarit duhet te diskutohet në kuadër të dialogut, duke përmendur këtu edhe Planin e Ahtisarit dhe zotimet e bëra nga Kosova, zotimet të cilat Hovenier thotë se kanë qenë edhe arsye pse SHBA ka përkrahur pavarësinë e Kosovës, e që lidhen me kujdesin e veçantë të Kosovës për minoritetet.

“Ajo çfarë ne shqetësohemi është krejtësisht ndryshe, që e kemi thënë disa herë dhe që kërkon diskutim në dialog, dhe është çështja se si Rregullimi I BQK-së ka hyrë në fuqi dhe ndikimi i një Rregulloreje të tillë tek minoritetet dhe minoritetet e prekshme në Kosovë, përfshirë serbët etnik në Kosovë. Pse kemi thënë që është çështje e dialogut është shumë e qartë, sepse është.

Nën Planin e Ahtisarit, nën kushtet nën të cilat Kosova ka marrë përkrahjen tonë për pavarësi, janë bërë zotime për lidhur me mbrojtjen speciale dhe rregullimet specifike për minoritetet në Kosovë, një nga to ka qenë që Serbia do të jetë në gjendje që të ushtrojë të drejtën për të dhënë përkrahje sociale për individët dhe për shërbime sociale, si arsimi dhe shëndetësi. Mënyra se si e bën këtë Serbia është çështje bilaterale e rëndësishme. Shqetësimi ynë ka qenë me mënyrën se si Qeveria e ka miratuar këtë Rregullim. Ka qenë në mënyrë të ngutshme”, ka thënë Hovenier.

Ai tutje ka shtuar se Rregullorja e re e BQK-së është bërë pa folur me serbët lokalë dhe pa përgatitje paraprake./GazetaExpress


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate