12/19/2025 11:31:17 PM

Arifi: Strategjia e Kurtit është e dobët, e ka dëmtuar shumë Kosovën! Rama si vëllai i madh po justifikon mungesën e tij

Duhet të lexoni

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka deklaruar se strategjia e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të mos qenë pjesë e Samitit BE-Ballkani Perëndimor është e dobët, pasi Kosova është e rëndësishme për të gjithë rajonin.

Në një lidhje me Skype për “Tirana Live”, ai tha se kryeministri Edi Rama po justifikon mungesën e tij si vëllai i madh. Sipas Arifit, udhëheqja e Kurtit këto tre vitet e fundit ka dëmtuar shumë Kosovën.

“Kosova është e rëndësishme për të gjithë rajonin dhe më të rëndësishme e bën të gjithë rezultatin e dialogut dhe është një shtysë më e madhe në drejtim të asaj që gjithë rajoni do të futet në BE. Për këtë arsye kjo e bën dhe më fatkeqë dhe më të dhimbshëm, kur shohim një Kosovë të tre viteve të fundit, e cila dialogun e ka përdorur për konsum të brendshëm politik, sesa për avancim të jashtëm ndërkombëtar.

Kosova këto tre vite ka kaluar situata nën udhëheqjen e Kurtit, të cilat kanë mundur ta dëmtojnë më shumë Kosovën sesa ta ndihmojnë. Pra, vetë mosprezenca e Kurtit në samitin e sotshëm, që ia lejoi vetes të ishte prezentë vetëm me videomesazh, tregon që kemi një udhëheqje në Kosovë, e cila është antishqiptare kur bëhet fjalë për faktorizimin e shqiptarëve në rajon.

Mua më vjen shumë keq, sepse dëshmitarët thonë tërë kohës se Shqipëria po kalon një fazë të faktorizimit politik në gjithë rajonin dhe kush po punon kundër? Është Rusia, Serbia dhe Albin Kurti me inatet personale me Edin.

Edi Rama ka vepruar si një burrështetas, vëlla shqiptar, ashtu duhet vepruar dhe kur e ke vëllain tënd të vogël gabim, pra në një farë mënyre po e justifikon vëllain tënd të vogël. Nuk ka arsye pse të mos vinte sot në samitin në Tiranë, vetëm në rast se do të ishte në spital duke luftuar për jetën.

Kështu që në këtë drejtim, Kurti vazhdon me atë idenë e vetë, se në këtë formë mendon se i bën ‘shtypje’ dikujt në nivel ndërkombëtar, kjo është strategji e dobët tej mase. Sa i përket Vuçiçit, unë dhe populli im në Luginën e Preshevës e dimë më mirë se Albin Kurti se kush është Vuçiç dhe po jetojmë më mirë diskriminim në Luginën e Preshevës.

Ne po i them Albin Kurtit mos e lejo veten të ndërtosh strategji të dobët në kuadër të Vuçiç dhe Serbisë, por ndërto strategji të forta në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe me Shqipërinë. Ne e themi nga vuajtja, jo nga luksi i lirisë, sepse fundja Kosova është e lirë, ne në Luginën e Preshevës nuk jemi të lirë. Ne kur i themi Albinit forco bashkëpunimin me Edi Ramën, Tiranën, Brukselin dhe Uashingtonin, e themi nga vuajtja”, tha Arifi. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate