Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me tre eskpertët gjermanë që KEK-u ka kontraktuar për të rregulluar bllokun B2, raporton Gazeta Sinjali.
Ekspertët gjermanë, Ahmeti i ka krahasur me personazhet e serialit të vjetër vendor “3 Gjermanët e trashë”.
“Njëherë erdh një gjerman me i rregullu blloqet e KEK. Mandej u shtuan edhe dy. Tre gjermanë. Vec me na tregu edhe ka sa killa i kanë dhe çdo gjë rikuptimësohet. Gjithçka ka kuptim tani – përsëri në të ardhmen”, ka shktuar Ahmeti në Twitter