Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka anuluar përformancat live në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Kulturës “Prite n’shesh”, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik.
Komuna tha se këtë vendim e mori bazuar në këshillat nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK.
Aktivitetet tjera të “Prite n’shesh” vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00.
“Apelojmë qytetarët të respektojnë vendimin e ministrisë, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat”, thuhet në njoftimin e komunës./GazetaSinjali/