12/26/2025 11:41:14 AM

Kurti flet për presionin që po ia bëjnë ndërkombëtarët: Nisi pasi Vuçiq alarmoi rajonin e Evropën

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe një herë për kritikat ndaj tij pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon pagesat me dinarë, duke thënë se të njëjtat filluan vetëm pas fjalëve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Këto deklarata, ai i ka bërë një javë më parë, në një intervistë me gazetarin Andrew Mueller për radion “Monocle”, e cila është publikuar gjatë ditës së shtunë.

Qysh në fillim, gazetari e ka nisur intervistën me një pyetje, e cila pasoi me të qeshura. Nuk dihet në fakt, nëse e njëjta ishte ironi:

Nisa intervistën duke pyetur kryeministrin Kurti se si i duket Konferenca e Sigurisë në Mynih dhe nëse i kërkohet vazhdimisht që të përpiqet të shmang së shkaktuari më shumë problem për të gjithë?”

“Ndonjëherë…” – nis përgjigjen Kurti, transmeton Nacionale.

“Kam filluar vetëm me takime këtu, por natyrisht, Ballkani është gjithmonë interesant, po përpiqemi mos ta bëjmë “shumë interesant”, siguria është fjala kryesore, kur vjen te Kosova sepse kemi vështirësi me fqinjin tonë verior që nuk na njeh ende.” – ka thënë ai.

Kurti tutje ka folur edhe për deklaratat e disa zyrtarëve serbë, për të cilët thotë se në vazhdimësi thonë se “nuk është hera e parë që e kanë humbur Kosovën në vitin 1999, ka ndodhur edhe në të kaluarën, dhe e kanë marrë sërish”.

Tutje, shefi i Qeverisë së Kosovës është pyetur rreth vendimit për dinarin. Gazetari ka shtruar pyetjen nëse kjo ka kaq shumë rëndësi në të vërtetë.

Duke folur për çështjen rreth së cilës ka marrë shumë kritika kohëve të fundit, Kurti ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për hartimin e një rregulloreje të tillë.

Veç kësaj, Kurti është shprehur se kritikat ndaj tij kanë nisur vetëm pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili kishte thënë se “nga 1 shkurti, katastrofa do të ndodhë në Kosovë”.

“BQK-ja në dhjetor mori një vendim për një rregullore të re…dhe bënë mirë. Nuk kam pasur ide që do ta merrnin këtë vendim, ose që po e bënin këtë rregullore. Gjithçka po shkonte mirë me përgatitjet. Në mes të janarit, pikërisht sepse përgatitjet po shkonin mirë, Vuçiq alarmoi rajonin dhe Evropën se katastrofa do të ndodhë prej 1 shkurtit se dinari do të ndalohet, atëherë filloi presioni ndaj meje, jo fillimisht, vetëm kur foli Vuçiq.” – ka thënë Kurti, transmeton Nacionale.

Kurti më tej, ka shpjeguar se qytetarët serbë mund të mbajnë dinarë, por jo të paguajnë me të.

Sipas tij, asnjë qeveri e vendit që prej shpalljes së pavarësisë nuk ka bërë më shumë për t’i ndihmuar serbëve.

Ministri Nenad Rashiq ka bërë shumë më shumë se paraardhësit e tij. Kemi hapur departamentit për Ballkanistikë në Fakultetin e Filologjisë, kështu që gjenerata të reja të shqiptarëve mësojnë serbisht, boshnjakisht, kroacisht.

Unë jam nga gjenerata e fundit që mund të flas serbisht, na duhen gjenerata të tjera që flasin serbisht dhe serbë që flasin shqip, sepse unë besoj në multikulturizmë përmes komunikimit të njerëzve.” – ka thënë ai.

Shefi i ekzekutivit tha se po marrin kritika pasi janë të suksesshëm, “e jo që po dështojnë në integrimin e serbëve”.

Në fund, Kurti është pyetur edhe për marrëveshjet e arritura në shkurt dhe mars të vitit të kaluar. Ai ka përmendur se duhet të tërhiqet letra e Ana Bërnabiq, kryeministres serbe, ku Serbia largohet nga respektimi i tyre.

“Kështu, nga kjo njohje de facto janë tërhequr ata dhe çfarë na duhet neve është që zonja Bërnabiq ta tërheqë këtë letër…por insistoj që nënshkrimi i marrëveshjes bazë dhe aneksit të implementimit është i nevojshëm.” – ka thënë ai


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate