Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën Ferizaj – Babush, ku një person është gjetur pa shenja jete në skaj të rrugës, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për një vajzë në moshë të re dhe akoma nuk dihen rrethanat e vdekjes së saj.
Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tashmë kanë dalë njësitet policore dhe po kryhen ekzaminimet e nevojshme.