9/19/2025 2:29:46 AM

Baza e NATO-s në Kuçovë/ Hapet në 4 Mars, rikthehen fluturimet e avionëve ushtarake

Duhet të lexoni

Baza ajrore e Kuçovës, tashmë e transformuar është gati për t’u hapur. Nga muaji mars ajo do të shërbejë si baza taktike e NATO-s në Shqipëri.

Punimet që nisën në janar të vitit 2022 janë drejt përfundimit. Sipas abc news, ivestimi që kap vlerën rreth 50 milion euro përfshin rindërtimin e depove të armatimit, të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.

“Baza Kuçovës është ndërtuar në vitin 1955, si baza e parë ajrore shqiptare për të mbrojtur hapësirën ajrore. Prej vitit 2005 kjo bazë ka shërbyer kryesisht për stërvitjen e pilotëve të forcave të armatosura të shqipërisë. Ky investimi e kthen atë në një bazë moderne, që mundëson dislokimin e mjeteve ajrore të aleancës, që do të shërbejë për operacionet kombëtare dhe ato strategjike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.”

Viktor Vangjeli prej 27 vitesh ka shërbyer si pilot në bazën e Kucovës thotë me bindje se kjo bazë e kthen Shqipërinë në një pikë strategjike.

“Është pozicion i favorshem për ballkanin dhe gjithë rajonin. Ne kemi intëres mbrojtje se baza është e përbashkët.”

Ish piloti, sot pensionist 85 vjecar kujton fluturimet e tij të shumta.

“Kondidat meteorologjike. Janë shunë të favorshme ne fluturonim edhe natën edhe ditëb, edhe me shi. Mund të ulesh edhe ne100 metër se është fushor.”

Mes shumë fluturimeve, të nisura që në vitin 1963, Viktor Vangjeli ka ruajtur vetëm kujtimet e bukura, ndërsa vështirësitë e fluturimit në ajër nuk do t’i kujtojë.

“Fluturimi i parë ka qenë kursant, patjetët me emocione. Ne e dashuronim profesionin, fluturonim me ndërgjegje.”

“Baza e aleancës më të madhe ushtarake në botë, pritet të ketë një ndikim pozitiv jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe për qytetin e vogël të Kuçovës. Por çfarë mendojnë qytetarët e Kuçovës?”

“Mendoni se do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe social të Kuçovës? Shpresojmë që po.”

“Shpresojmë të ketë më shumë punësim, ne këtë duam.”

Ca ndikimi pozitiv do ketë? Ata po i mbarojnë punimet do ikin. Aty do vinë ushtarakët tani.”

Familjet kuçovare kanë nxjerrë ndër vite breza ushtarakësh.

“Unë kam pasur bashkëshortin në uzinën e aviacionit. Edhe djalin aty e kam sot. Nusja e djalit pujnon me NATO-n në Poloni, shpreson që të vijë dhe të punojë këtu.”

Baza e Kuçovës para vitit 90 ishte pikë strategjike e ish traktatit te Varshaves, aleance e vendeve te lindjes komuniste. Aty fluturonin avionë rusë dhe kinezë, ndërsa sot ato kanë mbetur relikë. Tashmë baza e Kuçovës ka ndryshuar faqen e historisë. Ajo është transformuar në një bazë moderne me të gjitha standardet e NATO-s dhe do të përdoret nga si nga Aleanca e Veritalatikut është dhe ushtria shqiptare.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate