Pak më parë u raportua për një rast të rëndë që ka ndodhur sonte në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, në dalje të fshatit Babush, ku në skaj të rrugës është gjetur pa shenja jete një vajzë.
Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovë, të cilët për GazetaDemos të cilët bën të ditur se viktima është shtetase e huaj.
“Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla policore e autostradës, ka vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent). Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion.