5/17/2026 6:50:14 PM

E moshuara mbijeton 5 ditë në veturën e rrokullisur duke pirë ujë shiu

Duhet të lexoni

Një grua 68-vjeçare nga shteti i Uashingtonit në ShBA ka treguar se si arriti të mbijetonte për pesë ditë e ngujuar në veturën e saj të rrokullisur duke pirë ujë shiu në temperatura të ulëta.

Lynnell McFarland ishte duke u kthyer në shtëpinë e saj në Spokane Valley më 18 nëntor, kur vetura e saj rrëshqiti në akull dhe u rrokullis, shkruan Independent, përcjell Gazeta Express.

Vetura e tipit “Mitsubishi Eclipse” ra në një hendek mes dy drurëve rreth 30 metra larg rrugës “Highway 97”, duke i shkaktuar drejtueses thyerje të duarve dhe gjurit.

Zonja McFarland tha se telefonin, çizmet dhe shishet me ujë i kishte në pjesën e përparme të veturës, aty ku vendosen këmbët, por nuk mund t’i kapte për shkak të lëndimeve.

Kur ajo nuk iu përgjigj telefonatave, vajza e saj, Amanda McFarland, e raportoi të zhdukur një ditë më vonë. Policët e gjetën vendndodhjen e gruas së moshuar.

Ajo tha se kishte parë një polic dhe disa gjahtarë më vonë, por ata nuk e kishin vërejtur veturën për shkak të drurëve.

“Kur anova prapa për ta prerë rripin e sigurisë, i pashë eshtrat e mi”, tha ajo për një gazetë lokale. Me kalimin e ditëve, e moshuara thotë se lutej dhe se i kishte ndier duart e prindërve përreth saj.

McFarland nuk kishte ushqim dhe mbijetoi pesë ditë duke e lëpirë ujin e shiut nga qeset e plastikës. Ajo dhe vetura e saj u gjetën më në fund nga Departamenti i Transportit pas pesë ditësh nga aksidenti.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate