7/12/2025 8:07:48 AM

Befason Historiani Turk!: Ja Si Ishte Skënderbeu..!

Duhet të lexoni

Historianët bashkëkohorë turq vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për Skënderbeun dhe epokën e tij. Derisa një numër i tyre pëlqen të përmend Skënderbeun kalimthi si pengesë e përkohshme e fushatave pushtuese osmane, të tjerë si Halil Inallçik shprehin konsiderata ndaj rezistencës së tij.

Halil Inallçik, që ndërroi jetë vitin e kaluar, konsiderohet si një prej historianëve më të mirë turq që njihen edhe ndërkombëtarisht, shkruan Konica.al. Si ligjërues edhe në Universitetin e Çikagos, ai është autor i një varg punimesh serioze për fazat e hershme të pushtimeve osmane në Ballkan. Në fokus të interesimit të tij kanë qenë edhe zotërimet e para osmane në Shqipëri, përfshirë sistemi i timarit dhe regjistrat e ndryshëm kadastralë. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive.

Portali AlbKos sjell një fragment nga zëri «ARNAWUTLUK» në Enciklopedinë e Islamit, një botim i vitit 1960. Inallçik, i cili është autor i këtij zëri enciklopedik për Shqipërinë dhe shqiptarët, jep një shpjegim të thuktë për historinë dhe gjeografinë e vendit. Hyrjen e nis duke pranuar prejardhjen ilire të shqiptarëve, meqë sipas tij «ilirishtja dhe epirotishja e moçme, në bazë të emrave vetjakë dhe atyre të vendeve, mbahen si prototipa të shqipes gegë dhe toskë». Duke qenë se Skënderbeu dhe bota e tij po ngjallin debate të vijueshme në publicistikën shqiptare, ja disa disa shënime të historianit turk mbi Skënderbeun:

«Nga viti 847/1443 e tutje Skënderbeu dhëndri i Aranitit, mori drejtimin e kryengritjes; energjia dhe trimëria e tij e pazakontë dhe gjendja ndërkombëtare që përftoi në këtë kohë, i dha lëvizjes një karakter të rëndësishëm ndërkombëtar. Duke lënë anash legjendën që është harlisur rreth personit të tij, duhet të theksohet se zanafilla dhe motivet e kryengritjes së tij nuk ishin të ndryshme prej atyre të zotërve të tjerë shqiptarë.

I caktuar si subash i Krujës (Akcahisar), rreth vitit 842/1438, ai u hoq me 1440. Ai dëshironte të kthente Krujën dhe zotërimet e të atit në tërësinë e tyre dhe t’i zotëronte si zot feudal, dhe jo si timar-mbajtës. Është e vërtetë se ai bëri aleancë me familjet e tjera feudale si Topiajt, Balashajt, Dukagjinët, Dushmanët, Lekë Zaharinë dhe Aranitin (mbledhja e Lezhës, më 1 mars 1444), por ideja e një Shqipërie të bashkuar nga një prijës kombëtar është larg prej realitetit.

Ai kontrollonte vetëm Shqipërinë veriore derisa Shqipëria qendrore dhe ajo jugore mbetën nën kontrollin osman. Subashët dhe sanxhakbejtë, nga Gjirokastra, Ohri dhe Berati bënë përpjekje për ta shtypur atë me forca lokale. Ai zhvilloi luftime guerile gjatë tërë kohës. Shumë prej betejave të përshkruara nga Marin Barleti me figura fantastike nuk ishin veçse përplasje lokale. Forcat vetjake të Skënderbeut duket se asnjëherë nuk kalonin më shumë se 3 mijë. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Me marrëveshjen e 26 marsit të vitit 1451 ai u bë vasal i Alfonsit V të Napolit dhe i dorëzoi Krujën njerëzve të tij. Araniti, që kishte zotërime në Shqipërinë jugore (Vageneti, Vlorë dhe Kaninë) e ndoqi shembullin e tij. Araniti ishte autorizuar nga mbreti për të pranuar në emër të tij besatimin e zotërve të tjerë shqiptarë. Kështu Zenebishi dhe të tjerët u bënë vasalë të Alfonsit. Në këmbim, mbreti u pajtua t’u jipte një pension vjetor që shkonte prej 300 deri në 1400 dukatë për secilin nga këta vasalë dhe t’u jepte strehim në raste të rrezikut.

Ky ndryshim i thjeshtë i zotërve ishte qartësisht i kushtëzuar nga fakti se sistemi aragonez dukej më i favorshëm sesa regjimi osman i zotërve shqiptarë. Por siç provohet nga një dokument aragonez ‘njerëzit e rëndomtë nuk kishin ndonjë ankesë ndaj administratës osmane’ (shih C. Marinesco, Alphonse VIII., Mél. de l’école Roum. en France, Paris 1923, 104). Një regjistrim i timareve i bërë më 871/1466-67 përfshiu Dibrën, Gollobërdën, Rekën, Matin dhe Çermenikën (Bašbakalik Archives, Istanbul, Maliye no. 508).

Prandaj pas shpeditave të Mehmetit II në 870/1466, sistemi i timarit u shtri edhe në këto treva. Cilado të kenë qenë motivet e tij të njëmendëta, Skënderbeu që u rebelua në male kundër Muratit II (më 852/1448 dhe 854/1450) dhe Mehmetit II (më 870/1466 dhe 871/1467) u glorifikua në të gjallë të tij si ‘Kampion i Krishtit’ nga Papa dhe si Hero Kombëtar Shqiptar nga nacionalistët në shekullin e nëntëmbëdhjetë»./ms


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate