1/18/2025 7:46:07 AM

Si u krijua kryeqyteti i Kosovës “Prishtina”

Duhet të lexoni

Një qytet i cili shtrihej në aspektin gjeografik në mes dy lumejsh të vegjël që ishin quajtuar “Prishtevka” dhe “Vellusha”.

Ato kishin rrjedhur nga ana e kodrës së xehtarisë në anën perëndimore të malësisë të Gallapit, ndërsa në anën jugore dhe atë perëndimore, Prishtina kufizohej me disa kodrina të vogla që sipërfaqja e tyre lëshohej tek tokat pjellore të Fushës së Kosovës.

Prishtina për herë të parë në vitet 1486-1487, ajo kishte vetëm 392 shtëpi dhe 10 lagje, një karakteristikë e veçantë të këtyre shtëpive ishte se ato ishin të ndërtuar në katin përdhesë dhe ishin vetëm një katëshe, ndërsa lagjet me sipërfaqe rrugore ishin të gjata dhe të ngushta në aspektin e gjërësisë së tyre.

Ajo kishte filluar të zgjerohet nga aspekti sipërfaqësor me 29 lagje dhe me 629 shtëpi në vitet 1569-1570. Ndërsa, në mesjetën e vonshme saktësisht në vitin 1689 ajo u zgjerua gjithsej me 4000 shtëpi. Ndër lagjet më të vjetra të qytetit të Prishtinës njihen si: ajo e Hynilerëve, Çekliqëve, Kacallarëve, Llokaqit, Kollaçit, Pozderës, Katër Llullave, e Xhamisë së Llapit, Tophanës, Muhaxherëve, etj.

Hulumtimet dhe studimet shkencore rreth shpjegimit të emrit Prishtina ende nuk kanë ndonjë agrument përfundimtar, ka disa supozime se emërtimi i qytetit Prishtinës gjenezën e saj e ka tek gjuha latine “Pristinume” e cila në gjuhën shqipe ka kuptimin “e dikurshme”. Prishtina si vendimbanim për herë të parë përmendet në shekullin XIII.

Prishtina kishte një meritë të veçantë për zhvillimin e saj në aspektin ekonomik e sidomos në atë të tregtisë. Gjatë shekujve XIV dhe XV dubrovnikasit e kishin formuar edhe koloninë e parë, ku kjo e fundit ishte vlerësuar si ndër kolonitë më të mëdha që kishin ekzistuar në tërë Ballkanin. Në këtë periudhë kohore Prishtina ishte ndër qendrat më të fuqishme tregtare dhe finaciare, e cila tërhiqte tregtarët nga: Gjenova, Verona, Mantova dhe Firenca

Prishtina gjatë periudhës kohore mesjetare u bë selia më e rëndësishme, edhe pse para betejës së Kosovës, Prishtina ishte bërë kryeqyteti i provincës dhe ajo kishte vazhduar të mbetet si e tillë. Ajo në vitin 1426 e kishte hapur edhe konsullatën Dubrovnikase, për arsye të mirëmbajtjes së diplomacisë ekonomike, pasi që një numër i madh i tregtarëve dubronikas, zhvillonin tregti me qytetet më të zhvilluara të rajonit. Prishtina në kohën mesjetare e kishte krijuar gjeostragjinë e saj tregtare, përmes saj tregtarët që vinin nga Bosnja kanë kaluar rruga Naissus (Nishë) – Lissus (Lezhë) për të shkuar në qytetin e Shkupit. 

Sipas Shtjefën Gaspërit në vitin 1671, Prishtina ishte njëri ndër qytet më kryesore të Kosovës, sepse gjindej qendra administrative e xehtarisë së krahinës, xehrës të Artanës (ish- Novobërdës). Në vitin 1689 ajo kishte filluar të dobësohet për shkak të luftës Austro-Turke, ku ishte qendra e shtabit të gjeneralit Pikolominit. Nga viti 1812 Prishtina kishte krijuar dy panaire gjatë vitit, njëra ishte mbajtur në vjeshtë, ndërsa tjera në pranverë, qëllimi i këtyre i panaireve ishte promovimi i tregtisë së qytetit të Prishtinës dhe interesimi për pjesëmarrje ishte shumë i madh nga tregtarët e shteteve perëndimore dhe atyre lindore. Ndërsa në vitin 1874 është ndërtuar edhe Sahat Kulla e cila është pjesë e trashëgimisë kulturore të Prishtinës, mirëpo është ndërtuar si simbol për të treguar sa është ora tregtarëve prishtinas dhe atyre që vinin të tregtojnë.

Një karakteristikë tjetër që vlen të theksohet për qytetin e Prishtinës është edhe kompleksi i Shadervanit i cili është ndërtuar në fund të shekullit XVII dhe fillim të shekullit XVII, ky monument kulturor ka një karakteristikë të veçantë sepse është i vetmi momument kulturor në Prishtinë i cili ka mbijetuar që nga fillimi i ndërtimit e deri më sot

Sipas të dhënave gjeologjike Prishtina gjatë shekullit XIX, ishte kapluar nga zjarri dhe ato kishin dëmtuar rrënjësisht qytetin. Ndërsa, sipas fakte historike tregohet se qyteti i Prishtinës ishte nën sundimin e familjes feudale shqiptare Gjini. Familja Gjini kishte organizuar një lloj ekspozite familjare, ku kjo e kishte luajtuar rolin e muzeut të qytetit të Prishtinës. Aty ishin të ekspozuara pjesa më e vjetër e Prishtinës si: lidhja e saj me Bezistanin, Xhaminë e Llokaqit të shekullit XVI, Sinagonën dhe Kishën katolike, pasi që Prishtina para pushtimit të Perandorisë Osmane dhe reformimit të tyre ishte me popullsi që i përkisnin fejës katolike, për atë arsye Austro-Hungaria e kishte marrë përsipër qytetin.

Në qytetin e Prishtinës gjinden edhe dy lokalitete me varrezat e popullatës hebreje, varrezat e vjetra gjenden në Tauk Bahçe ku madhësia e tyre është 10 ha, në të cilën janë varrosur mbi 800 hebrenj që nga vitet 1850. Ndërsa në varrezat e reja janë varrosur gjithsej 200 hebrenj në vitin 1992. Këto varreza ishin vënë në mbrojtje qysh nga viti 1957, me të gjetur 57 gurë varrezash.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Prishtina u bë qendër administrative e Kosovës në vitin 1947, ku ajo kishte filluar të ndërtohej me infrastrukturë institucionale dhe urbane, ku moto e saj ishte ndërtimi i “një qyteti urban”. Ndërsa me planin urbanistik qyteti në vitin 1953 kishte rrënuar lagje të tëra së bashku me Qarshinë e Vjetër, ku kjo e fundit ishte qendra e qytetit të Prishtinës, por ky fakt e kishte dërguar drejt shkatërrimit të arkitekturës popullore shqiptare të periudhës të sundimit të Perandorisë Osmane. Qyteti i Prishtinës pas Luftës së Dytë Botërore e kishte fituar funksionin më të rëndësishëm ekonomik dhe administrativ-politik, ku ky qytet ishte shpallur si kryeqytet i Kosovës në vitin 1946, ndërsa këtë vendim e konfirmon edhe neni i 7 i Kushtetutës së KSAK-së të vitit 1974./Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

U dashurua? Egli Tako flet për Gjestin: Nuk di ta shpjegoj se çfarë po ndodh!

Egli Tako, banorja e Big Brother VIP Albania 4, ka ndarë me publikun një moment shumë të sinqertë për një nga banor ...

Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet!

Djali i Valbona Selimllarit është vendosur në pranga nga policia.Raportohet se arrestimi i Deni Selimllarit, është bër&e ...

“Ka drejtuar shtëpinë”, Opinionistët komentojnë hyrjen e Gjestit: Po luan me provokim

Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesant ...

Jetë / Stil

Pse është e rëndësishme të hani mjaltë në dimër

Gjatë dimrit, trupi është më i ndjeshëm ndaj llojeve të ndryshme të ftohjes dhe gripit, prandaj është e r ...

Mbron zemrën dhe ul kolesterolin, njihuni me përfitimet shëndetësore të portokallit

Portokallet janë një nga frutat që konsumohen më së shumti nga njerëzit gjatë stinës së dimrit dhe jo vet ...

Si ndikojnë 5 minuta ecje në ditë në shëndet! Ja studimi!

Edhe 5 minuta ecje në ditë ndikojnë në trupin tonë. Hulumtimet tregojnë se edhe një ecje e shkurtër mund t' ...

Sport

Çfarë ndodhi? Përleshje MASIVE në derbin Torino-Juventus! Trajnerët Mota dhe Vanoli përjashtohen me karton të kuq

Nuk kanë munguar momentet e tensionit në derbin mes Torinos dhe Juventusit që përfundoi në barazim 1 me 1. Protagonistë ...

U plagos gjatë sulmeve izraelite në Bejrut/ Futbollistja libaneze del nga koma pas 2 muajsh

Lajm i mirë për futbollisten libaneze, Celine Haidar, e cila pas një periudhe prej dy muajsh u zgjua nga koma.“Mjekët nxor&e ...

Fenomeni Jilldiz nuk i mjafton

Vazhdon makthi i barazimeve për Juventusin, me të 12-in në 19 ndeshje të luajtura në Serinë A që ka ardhur në ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate