Bujar Qamili sot për Shën Valentin ka vendosur të surprizojë bashkëshorten e tij. Ai me plot emocione i ka dhuruar asaj trëndafila në vendin pikërisht ku ajo ndodhej, e cila nuk ka qenë në dijeni.
Ajo u shpreh se nuk e priste një surprizë të tillë. Në raste festash këngëtari Qamili ka munguar në familjen e tij, për shkak të angazhimeve artistike dhe ky moment e gëzoi gruan e tij. Ngacmimet nëse është xheloze, për shkak të famës që ka bashkëshorti i saj janë të shumta, por bashkëshortja e Bujar Qamilit i kalon gjithnjë me humor.
Kanë kaluar 40 vite që kur artisti Bujar Qamili njohu bashkëshorten e tij, me të cilën krijoi familjen. Në këtë ditë të dy bashkë kanë një mesazh për dashurinë, e cila duhet të triumfojë pavarësisht çdo vështirësie.
Mbusheni çdo ditë jetën me dashuri!