Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi, vazhdon të jetë emër shumë i komentuar në mediat rozë.
Jeta e saj profesionale dhe ajo private gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e shumë adhurueseve të saj.
Nora është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme, raporton gazeta10.
E sot në ditën e të dashuruarve, Nora ka pranuar një dhuratë të bukur.
Në një fotografi të postuar në Instastory, këngëtarja zbuloi “dashuri për veten” duke ndarë një pjesë të tavolinës së shtëpisë me trëndafila në vazo.
Kush ja ka bërë këtë dhuratë mbetet enigmë.
Kujtojmë që Nora Istrefi ka qenë e martuar me Robert Berishën me të cilin ka edhe një vajzë.
Nga ndarja e tyre, Nora të paktën publikisht nuk ka njoftuar për ndonjë lidhje të re. /Gazeta10/