9/19/2025 9:04:36 AM

Në cilat shtete evropiane njerëzit kanë më shumë të ardhura?

Duhet të lexoni

Ka dallime të mëdha në të ardhurat në Evropë. Popullsia e vendeve perëndimore dhe nordike ka të ardhura mesatare më të larta se popullsia e Evropës Jugore dhe Lindore, shkruan Euronews.

Sipas indeksit të kompanisë së investimeve “Legatum” për vitin e fundit, dy të tretat e vendeve me të ardhurat më të mëdha në botë janë në Evropë, por pabarazia ekziston në të gjithë këtë kontinent.

Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) i përkufizon të ardhurat e disponueshme të familjeve si të ardhurat që familja ka për konsum dhe kursime pas pagesës së taksave. Të ardhurat mesatare më të larta në vitin 2022 ishin në Luksemburg (33.214 euro për banor). Të ardhurat mesatare më të ulëta të disponueshme ishin në Shqipëri (4.385 euro për banor). S’pati të dhëna për Kosovën.

Të ardhurat mesatare për banor në pesë vendet nordike [Suedi, Norvegji, Finlandë, Danimarkë dhe Islandë] ishin më të larta se mesatarja e BE-së. Duke parë përqindjen, të ardhurat mesatare u rritën ndjeshëm nga viti 2017 në 2022. Rritja në nivelin e të gjithë BE-së arriti në 17 për qind.

Rritja më e madhe në përqindje ishte në Rumani (101 për qind), e ndjekur nga Serbia (68 për qind) dhe Lituania (66 për qind). Turqia është i vetmi vend në të cilin të ardhurat mesatare për banor janë ulur në periudhën 2017-2022. Kjo ulje arriti në 1000 euro ose 27 për qind.

Në terma nominalë, rritja më e madhe në të ardhurat mesatare ishte në Luksemburg (8.995 euro), e ndjekur nga Irlanda (6.181 euro) dhe Holanda (5.976 euro).


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate