Burimi: BBC
Historia tronditëse e vajzave binjake që u ndanë në lindje dhe u gjetën përmes TikTok-ut ka ekspozuar një rrjet të trafikut të foshnjave në Gjeorgji, pasi ato kuptuan se ishin mes mijëra foshnjave të rrëmbyera nga maternitetet dhe të shitura te trafikantët.
BBC publikoi historinë e Amy dhe Ano menjëherë pasi lindën u morën nga nëna e tyre dhe u shitën në familje të ndara. Vite më vonë, ato e zbuluan njëra-tjetrën rastësisht falë një shfaqjeje talentesh televizive dhe një videoje të TikTok-ut, ndërsa tani po kërkojnë përgjigje. Dy vajzat udhëtuan nga Gjeorgjia në Gjermani, me shpresën për të gjetur pjesën e humbur të enigmës duke takuar nënën e tyre biologjike. Ndërsa shpalosën të vërtetën, ato kuptuan se ishin mijëra njerëz të tjerë në Gjeorgji që ishin marrë nga spitalet kur ishin foshnje dhe ishin shitur. Pavarësisht përpjekjeve zyrtare për të hetuar atë që ndodhi, ende nuk është gjetur një përgjegjës.
cili nuk ekziston më në Gjeorgjinë perëndimore, por, sipas certifikatave të lindjes, ditëlindjet e tyre ishin me dy javë diferencë. Ato mendonin se nuk mund të ishin motra, e lëre më binjake. Por kishin shumë ngjashmëri. Atyre u pëlqente e njëjta muzikë, të dyjave u pëlqente kërcimi, madje kishin të njëjtin model flokësh. Ato zbuluan se kishin të njëjtën sëmundje gjenetike, një çrregullim kockor i quajtur displazi. Dukej sikur po zbulonin një mister bashkë. “Sa herë mësoja diçka të re për Anon, gjërat bëheshin më të çuditshme.”, thotë Amy. Më pas ato organizuan takimin e madh. “Ishte si të shihesha në pasqyrë, saktësisht e njëjta fytyrë, saktësisht i njëjti zë. Unë jam ajo dhe ajo unë.”, përshkruan Amy, e bindur se janë binjake. “Nuk më pëlqejnë përqafimet, por e përqafova Amy-n”, thotë Ano. Ato vendosën të bisedojnë me familjet e tyre dhe për herë të parë mësuan të vërtetën. Ato ishin birësuar, veçmas, me disa javë diferencë në vitin 2002. Duke parë më thellë, binjakët zbuluan se informacioni në certifikatat e tyre zyrtare të lindjes, duke përfshirë datën e lindjes, ishte i gabuar. Në pamundësi për të pasur fëmijë, nëna e Amy-t thotë se një mik i tha asaj se ishte një fëmijë i padëshiruar në spitalin lokal. Ajo do të duhej të paguante mjekët, por ajo mund ta merrte në shtëpi dhe ta rriste si të sajën. Nëna e Anos kishte dëgjuar të njëjtën histori. Asnjëra nga familjet birësuese nuk e dinte që vajzat ishin binjake dhe pavarësisht se paguan shumë para për të birësuar vajzat e tyre, ata thonë se nuk e kuptuan se ishte e paligjshme. Gjeorgjia po kalonte një periudhë trazirash dhe për faktin se në këtë ngjarje u përfshi stafi i spitalit, ata menduan se ishte e ligjshme.
Amy gjeti një grup në Facebook dedikuar ribashkimit të familjeve të Gjeorgjisë me fëmijë që mendohej se ishin birësuar ilegalisht në lindje dhe ndau historinë e tyre. Një grua e re në Gjermani u përgjigj, duke thënë se nëna e saj kishte lindur vajza binjake në Maternitetin Kirtskhi në vitin 2002 dhe se pavarësisht se i thanë se kishin vdekur, ajo kishte disa dyshime.Analizat e ADN-së zbuluan se vajza nga grupi në Facebook ishte motra e tyre dhe jetonte në Gjermani me nënën e tyre biologjike.
Historia e pabesueshme e binjakëve që u ndanë kur lindën dhe
Amy dëshironte dëshpërimisht të takonte Azën, por Ano ishte më skeptike. "Ky është personi që mund t'ju kishte shitur, ai nuk do t'ju tregojë të vërtetën." paralajmëroi ajo. Megjithatë, ajo pranoi të shkonte në Gjermani. Kështu Amy dhe Ano u përgatitën të takonin nënën e tyre biologjike në një hotel në Leipzig. Kur Amy dhe Ano hynë në dhomën e saj, Aza vrapoi drejt tyre dhe i përqafoi fort. Lotët rrodhën në fytyrën e Amit, por Ano heshti. Ajo dukej pak e acaruar. Pasi e diskutuan privatisht, binjakët raportuan se nëna e tyre shpjegoi se pas lindjes u sëmur dhe ra në koma. Kur ajo u zgjua, stafi i spitalit i tha asaj se foshnjat kishin vdekur menjëherë pas lindjes. Ajo tha gjithashtu se takimi me Amy dhe Anon i dha një kuptim të ri jetës së saj.
Sot vajzat ende komunikojnë me nënën e tyre. Megjithatë, ato nuk kanë kontakte të ngushta. “Gjithmonë kam ndjerë sikur diçka apo dikush i mungonte jetës sime.”, tha Ano. “Shumë shpesh ëndërroja që një vajzë e vogël me rroba të zeza më ndiqte dhe më pyeste si e kalova ditën.”
Si u ekspozua rrjeti i trafikut të foshnjave!
Grupi në Facebook që përdorën binjakët quhej "Vedzeb" që do të thotë "kërko" në gjeorgjisht. Ky grup ka postime të panumërta nga nënat që thonë se stafi i spitalit u tha atyre se foshnjat e tyre kishin vdekur, por më vonë zbuluan se vdekjet nuk ishin regjistruar dhe fëmijët e tyre mund të ishin ende gjallë. Postimet e tjera janë nga fëmijë si Amy dhe Ano, të cilët janë në kërkim të prindërve të tyre. Grupi ka më shumë se 230,000 anëtarë dhe ka hapur një kapitull të errët në historinë e Gjeorgjisë.
Historia e pabesueshme e binjakëve që u ndanë kur lindën dhe
Ajo u krijua nga gazetarja Tamuna Museridze në vitin 2021 pasi mësoi se ishte birësuar. Ajo gjeti certifikatën e saj të lindjes me informacion të pasaktë kur pastroi shtëpinë e nënës së saj të ndjerë. Tamuna ka ndihmuar në ribashkimin e qindra familjeve, por ende nuk e ka gjetur të sajën. Ajo krijoi një ekip për të kërkuar familjen e saj, por ekipi përfundoi duke zbuluar një skandal të trafikimit të foshnjave prej dekadash, pra nga fillimi i viteve 1950 deri në 2005-ën. Ekipi beson se ky grup trafikantësh drejtohej nga kriminelë të organizuar dhe përfshinte njerëz nga të gjitha sferat e jetës, nga shoferët e taksive te zyrtarët e lartë në qeveri. Zyrtarët e korruptuar falsifikuan dokumentet e nevojshme për birësime të paligjshme.
Shkalla është e paimagjinueshme, janë vjedhur deri në 100,000 foshnja. Ishte sistematike.” thotë Tamuna e cila shpjegon se këtë numër e ka llogaritur duke numëruar numrin e personave që e kanë kontaktuar dhe duke e kombinuar me afatin kohor dhe rastet. Megjithatë, për shkak të mungesës së aksesit në dokumente pasi disa janë humbur dhe të tjerat nuk po publikohen, është e pamundur të verifikohet numri i saktë.
Tamuna thotë se shumë prindër i thanë asaj se kur kërkuan të shihnin foshnjat e vdekura, u thanë se tashmë ishin varrosur në mjediset e spitalit. Që atëherë ajo ka mësuar se varrezat në spitalet gjeorgjiane nuk kanë ekzistuar kurrë. Në raste të tjera prindërve u tregoheshin foshnjat e vdekura të njerëzve të tjerë, në morg./K.C/dritare.net