11/13/2025 4:39:53 AM

“Të zhvesh nga ajo që ke krijuar jashtë”/Arbër Çepani ka dy fjalë për banorët e BBV

Duhet të lexoni

Iftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë Arbër Çepani, tashmë një personazh publik dhe sipërmarrës i njohur, por dikur dhe fitues i edicioni të parë të “Big Brother”. Teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit të tretë të formatit VIP, Arbri ka zbuluar më shumë për eksperiencën e tij, por dhe duke dhënë disa këshilla për banorët e rinj…

Ndryshoi gjë tek ti pas daljes nga shtëpia?

Më pëlqen të them që nuk ndryshoi gjë. Por pëson një lloj tronditje kur del nga aty. Është një format që të pompon më shumë, si një pije energjike. Shumë personazhe që kanë qenë aty, edhe pasi kanë dalë jashtë po të flasësh me ta kanë mbetur brenda mureve të asaj shtëpie. Kjo të bën të kuptosh që të lë një farë traume kur del. Në “BBV” hyjnë personazhe të njohur, por nuk e kanë pasur ndonjëherë këtë lloj vëmendje kaq të madhe. Kur të dalin që atje, njerëzit të bëjnë të ndihesh si një Zot. Duhet të dish ta menaxhosh këtë famë të menjëhershme. Vjen momenti që ajo famë shfryhet, ti nuk je më Zot. Prandaj ata duhet ta shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me këmbë në tokë. Fama provizore vjen dhe ikën shumë shpejt. Me rëndësi është që ato çaste t’i shfrytëzosh për momente të mira njerëzore.

Çfarë e bën një lojtar të mirë aty brenda?

Janë shumë gjëra që bëhen bashkë, çfarë do votuesi, cilët janë kundërshtarët… Janë shumë elementë që e bëjnë dikë të dalë mbi të tjerët. Ata që futen me strategji, që tjetër janë jashtë e tjetër janë aty brenda, për mua këto janë gjëra të kota. Deri në ditën e fundit, ata që shkojnë deri në atë pikë, ashtu janë dhe jashtë dhe ashtu do veprojnë dhe brenda. Nëse dikush hyn dhe studion pikët e dobëta dhe të forta të dikujt, nëse e bën në jetën e përditshme, ashtu bën dhe brenda. Ndodh që shohim disa veta në klipin prezantues dhe thua që këta do bëjnë namin, por kur futen nuk bëjnë asgjë. Nuk kuptohen a janë aty apo jo. Formate si “Big Brother”, të zhveshin nga çdo gjë që mund të kesh krijuar edhe artificialisht. I ke parë jashtë me një lloj velloje dhe aty i shikon në një formë tjetër./TAR


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate