11/13/2025 7:01:20 AM

Ishte martuar me 14-vjeçaren, arrestohet 34-vjeçari në Divjakë/ Flasin prindërit: Djali nuk e mori me zor, ne e dinim për 17

Duhet të lexoni

Ishte martuar me 14-vjeçaren, arrestohet 34-vjeçari në Divjakë/ Flasin prindërit: Djali nuk e mori me zor, ne e dinim për 17

Shtetasi Aranit Arapi, i moshës 34-vje?, është arrestuar nga policia për kryerje të marrëdhënieve s*eksuale me një të mitur.

34-vje?ari u arrestua në banesën e tij, në fshatin Kryekuq të Bashkisë Divjakë.

Ai ishte martuar me një të mitur dhe pas denoncimeve të shumta në polici të familjes së vajzës ditën e sotme, atij i janë vënë prangat.

Vajza 14-vjeçare nga Roskoveci i Fierit, kishte 10 muaj që qëndronte e martuar me 34-vjeçarin.

Pas arrestimit, prindërit e djalit tregojnë se ata i kishin bërë dasmë dhe nusen e kishin në shtëpi.

Në 15 Mars të 2023 e mitura la klasën e 7 dhe erdhi në Kryekuq, ndërsa në 27 Gusht 2023 familja e djalit bën dasmë.

Që nga kjo ditë 14-vjeçarja jetonte me burrin dhe 2 prindërit e tij.

Sipas Bukurie dhe Agron Arapit, ata nuk e dinin që nusja që djali u solli në shtëpi ishte 14-vjeçe, por 17.

“Ajo i tha që ishte 17-vjeçe. Unë e kam marrë në Gusht vesh që ajo ishte 14”, tha Agim Arapi, babi i të arrestuarit.

“Moshën e vërtetë nuk e dinim. Djalit i kishin thënë 17. Ta dija që është 13 e kisha ashtu tha…”, u shpreh Bukurie Arapi, nëna e të arrestuarit.

Megjithatë, që nga koha kur 14-vjeçarja iku nga shtëpia, prindërit e saj e denoncuan në polici.

Dy familjet kanë pasur probleme me njëra-tjetrën, por vajza këmbëngulte në dashurinë e saj, duke mos iu bindur edhe policisë.

“Kemi nga 15 Marsi i 2023. Dasmën e kam bërë në Gusht. M’u krijua mundësia thashë t’i gëzoja. Pyeta prindërit e saj, ai tha nuk ke punë me vajzën time ta marrësh nuse. Presioni i parë. Unë po bëj gëzim në shtëpi time. Në atë kohë i bëjnë presion nuses, goca sëmuret, në spital në Divjakë 4 ditë rresht në agoni. Ata në polici. Vjen policia merr çunin. Nusja ka qëndruar me dëshirë. I thamë që në fillim kur vajtëm. Ajo tha do vij me ju. Kam bërë deklaratë në polici tha nuk ndahemi. O mik, dakord. Dakord tha. Do bëhemi miq? Do bëhemi. Trashëgohen jetë të lumtur. Vajza ishte në klasë të 7, e la shkollën”, tha Agim Arapi, babai i të arrestuarit.

Pas arrestimit të 34-vjeçarit, nusja minorene është larguar nga banesa e burrit dhe po asistohet nga punonjësit social dhe psikologia, por nuk dihet vendndodhja e saj.

Gjatë arrestimit të djalit, kanë qenë prezent edhe prindërit e vajzës.

“Kërkoj drejtësinë time pse të më hyjnë kështu te shtëpia dhe pse të m’i bëjnë djalit kështu. Djali me zor nuk e mori. Atë i thashë dhe dje atij. Djali nuk e mori me zor. Çfarë qe kjo kështu?”, shprehet nëna e të arrestuarit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate