9/13/2025 9:56:44 AM

16 vjet restaurim, Greqia rihap pallatin e Aleksandrit të Madh

Duhet të lexoni

Njëri prej monumenteve më të rëndësishme të antikitetit grek- pallati ku Aleksandri i Madh u kurorëzua mbret, është rihapur pas një restaurimi 16-vjeçar.

Pallati i Aigait, pranë qytetit port verior të Selanikut u ndërtua më shumë se 2300 vjet më pare, por u dëmtua më vonë nga romakët dhe doli në dritë sërish vetëm pas disa gërmimeve në shekullin e 19-të. Më shumë se 20 milionë euro kushtoi rinovimi i tij, për të cilin qeveria greke është ndihmuar edhe nga Bashkimi Europian.

Teksa merrte pjesë në ceremoninë e rihapjes së objektit të veçantë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili mori pjesë në një ceremoni për rihapjen e vendit të premten, e përshkroi atë si një “monument me rëndësi globale”.

Në mesin e pjesëve të restauruara krejtësisht ishin dhe disa nga kolonat masive të pallatit, i cili për publikun e gjerë, hapet të dielën. Pallati u ndërtua nga babai i Aleksandrit të Madh, Filipi II, që sundonte asokohe mbi mbretërinë e fuqishme të Maqedonisë. Aigai, pranë qytetit të sotëm të Verginës, ishte kryeqyteti i saj.

Struktura që mbulonte një sipërfaqe prej 15,000 m2 dhe përmbante salla të mëdha banketesh, vende kulti e oborre, konsiderohej ndërtesa më e madhe në Greqinë klasike. Si pallati vetë, ashtu dhe varret e Filipit dhe mbretërve të tjerë maqedonas në afërsi të tij, janë site të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. /Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate