2/10/2026 10:28:24 PM

Pse njerëzit filluan të puthen?

Duhet të lexoni

Puthja në buzë nuk është aq universale sa mund të mendojmë ne. Më pak se gjysma e të gjitha shoqërive puthen në buzë, sipas një studimi të 168 kulturave nga e gjithë bota. William Jankowiak, profesor i antropologjisë në Universitetin e Nevadas- Las Vegas, zbuloi se vetëm 46% e përdorin puthjen buzë më buzë në një kuptim romantik, duke përjashtuar gjëra të tilla si puthjet prindër-fëmijë ose përshëndetjet.


Dy teori se pse njerëzit kanë nevojë për të puthur burojnë nga ideja se; që kur jemi foshnja ne kemi një dëshirë të lindur për prekjen e buzëve. Mund të ndodhë që ne e lidhim prekjen e buzëve me ushqyerjen me gji dhe ky refleks është i lindur te të gjithë. Ekziston gjithashtu një teori tjetër; nënat dhe fëmijët e tyre lidhen me puthjen buzë-buzë për shkak të diçkaje të quajtur “transferimi i ushqimit para përtypjes”. Nënat e paraardhësve tanë të lashtë e përtypnin ushqimin dhe ua fusnin fëmijëve në gojë. Kjo është diçka që shihet te paraardhësit tanë më të afërt, shimpanzetë, si dhe majmunët e tjerë të mëdhenj.

Pse puthen njerëzit?

Në ato kultura ku njerëzit nuk puthen buzë më buzë ka mënyra të tjera intime, thotë autori Sheril Kirshenbaum. “është puthja malajze që përshkroi Darvini, ku gratë uleshin në tokë dhe burrat vareshin mbi to dhe nuhasnin njëri-tjetrin.”

Në Ishujt Trobriand, në brigjet lindore të Guinesë së Re Papua, të dashuruarit puthen duke u ulur ballë për ballë dhe duke puthur qerpikët e njëri-tjetrit. Ajo që është e rëndësishme në puthjen buzë-buzë dhe llojet e tjera të puthjes është se momenti ka të bëjë me ndarjen e informacioneve intime për njëri-tjetrin.

Puthja në buzë është një sjellje pothuajse unike njerëzore. Nëse puthja ka një qëllim evolucionar, pse nuk shohim shumë kafshë duke u puthur?

Melissa Hogenboom iu përgjigj kësaj pyetjeje në vitin 2015. Një nga arsyet pse për t’u puthur ne afrohemi shumë me partnerin, është që ta nuhasim sa më mirë. Aroma mund të zbulojë të gjitha llojet e informacionit të dobishëm: dietën, praninë e sëmundjeve dhe gjendjen shpirtërore. Disa kafshë kanë shqisa shumë më të sofistikuara të nuhatjes sesa ne, kështu që ato nuk duhet të jenë aq afër.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate