2/11/2026 12:13:46 AM

Sherr i ashpër mes vëllait e motrës në televizion: Nuk dal nga kjo studio, ajo ose unë i gjallë

Duhet të lexoni

Debati mes Gëzimit dhe të motrës është nxehur shumë në rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E diela shqiptare”. Teksa Gëzimi e akuzon se i ka 6 milionë lekë borxh, Merzako thotë që nuk e mban mend sa para i ka marrë të vëllait.

Eni Çobani: Si erdhi momenti që i dhatë këto lekët? Si t’i kërkoi ekzakt se edhe nuk i mbaka mend?

Gëzimi: Kjo pati konflikt me bashkëshortin dhe kaloi në divorc. Duke ditur fëmijët në shkollë…

Merzako: Lëre divorcin, çfarë t’i bëj fatit, më ra…

Gëzimi: Po pusho moj të sqarohem me zonjën Eni, pusho po të them. Kjo u divorcua me bashkëshortin dhe i lindën probleme si çdo familje. Më erdhi në shtëpi duke qarë, madje dhe mamaja më tha: Gëzim ta ndihmojmë. Jam kthyer nga Greqia dhe këstin e parë i kam dhënë 2 mijë euro në vitin 2016. Pasi ka kaluar 1 vit e pak, i kam dhënë edhe 2 milionë të tjera dhe kjo vjen e më thotë të kam marrë 3 milionë lekë.

Merzako: Po nuk e mbaj mend mor vëlla se kam qenë shumë e shqetësuar…

Gëzimi: Zonja Eni dua që të ma zgjidhësh këtë gjë sepse kam lënë fëmijët e mi pa iu plotësuar kushtet për të mbajtur motrën dhe sot ke fytyrë dhe më thua se të kam dhënë 3 milionë.

Merzako: Ja sikur të të kem dhe 6 milionë lekë, ku të t’i gjej?! Unë jam e papunë. Me një asistencë moj zonja Eni.

Gëzimi: Edhe unë jam në borxh sot, edhe unë jam në hall të madh. Ke një vit e pak që nuk më ke shkelur në shtëpi. Ti nuk e di gjendjen e nënës, u harbova unë spitaleve.

Merzako: Po ti e ke në shtëpi mo vëlla. A të merr mamaja pension?

Eni Çobani: Po sa fëmijë ka kjo nënë?

Merzako: 5 fëmijë. Ky është i vogli se gjithë shqiptarët e kanë traditë se e mban i vogli.

Eni Çobani: Kjo nuk është traditë, atë e mban sigurisht aty ku ndihet mamaja më mirë, po gjithë shpenzimet ky i mban?

Merzako: Po

Eni Çobani: Po çfarë pensioni ka nëna?

Merzako: 80 mijë lekë.

Gëzimi: Unë jam në hall të madh. Nga kjo studio nuk dal zonja Eni, ose ajo, ose unë i gjallë.

Ardit Gjebrea: Janë 2 mijë euro dhe 2 milion lekë…

Gëzimi: Plus edhe 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra, janë 3 këste.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate