12/20/2025 1:29:56 PM

Pse rreth 127 milionë njerëz në botë rrezikojnë të vdesin nga mbinxehja e planetit?

Duhet të lexoni

Këtë vit në shumë shtete janë shënuar temperatura shumë të larta, edhe pas mbarimit të sezonit të verës. Sipas raportit më të ri nga ekspertë shëndetësorë, thonë mediat e huaja, temperaturat në rritje në Tokë mund të rrisin ekstremisht numrin e vdekjeve nga nxehtësia në vit.

Ekspertët këshillojnë që njerëzit duhet të edukohen më shumë mbi klimën. Në këtë raport të bërë publik pak kohë më parë, thuhet se temperaturat në ndryshim “po kërcënojnë themelet e shëndetit të njeriut”.

Po të marrësh statistikat e vdekjeve vjetore që lidhen me nxehtësinë, sheh një ndryshim drastik në periudha të ndryshme. Përshembull nga 2013-2022 ky fenomen negativ ka pësuar rritje 85% më shumë se në periudhën 1991-2000.

Sipas Grist, tokat e prekura nga thatësira kombinuar me nxehtësinë rrezikojnë 127 milionë njerëz në botë.

Studimi paralajmëron po ashtu se afërsisht 525 milionë njerëz të tjerë mund të cenohen nga mungesa e ushqimit për shkak të valës së nxehtit si dhe mund të përhapen viruse të ndryshme.

Theksohet në raport se mbinxehja e planetit tonë është nxitur kryesisht nga përdorimi i burimeve të pista të energjisë, si nafta, qymyri dhe gazi. “Që nga viti i kaluar, investimet në lëndët djegëse fosile u rritën dhe gjigantët e naftës dhe gazit zgjeruan më tej aktivitetet e tyre. Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Parisit (në vitin 2015), bankat private rritën huadhënien e tyre për kompanitë e karburanteve fosile”, shkruhet më tej.

Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA), temperaturat e Tokës janë rritur me një ritëm të përshpejtuar që nga viti 1981, dhe 10 vitet më të nxehta janë regjistruar pas 2010-ës.

Por sa kërcënohet shëndeti publik?

Një numër vendesh, qeveri lokale dhe kompani tashmë po ndërmarrin hapa për të reduktuar përdorimin e automjeteve me gaz ose kalimin në energji të pastër, si dielli dhe era.

Konferenca e 28-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Dubai nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor, vendosi të mbajë “Ditën e Shëndetit” më 3 dhjetor.

Ramon Lorenzo Luis Guinto, drejtor i programit të shëndetit planetar shpreson që në konferencat e ardhshme të përfshihen në diskutime edhe profesionistë të fushës së shëndetit dhe të krijohen politika efektive./tvklan.al

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate