12/18/2025 1:30:08 AM

Alfred Cako: Ekzistojnë alienët, toka është e sheshtë dhe nuk ka gravitet! Njutoni një mason që gënjeu

Duhet të lexoni

I ftuar në “Wake Up” Alfred Cako ka treguar se Toka është e sheshtë, duke dhënë disa argumente dhe shembuj.

Sipas tij forca gravitacionale nuk ekziston dhe se Njutoni ka qenë një mason që ka gënjyer njerëzit.

Alfred Cako: Unë mendoj dhe gjasat janë të mëdha që toka është e sheshtë dhe është e mbuluar me një firmament i cili rrotullohet 24 orë bashkë me diellin dhe tokën dhe kjo është arsyeja pse yjet që shikojmë natën në një pozicion rrotullohen dhe kjo është arsyeja pse marinarët orientoheshin me yllin polar, sepse ylli polar është në majë të firmamentit dhe nuk lëviz asnjëherë. Po të orientoheshe natën me yllin polar, nuk e humbisje orientimin e drejtimit të anijes. Toka është e sheshtë, ekzistojnë planetët por nuk ekzistojnë në qiell siç besojmë ne.

Neada Muçaj: Çfarë forme kanë planetët e tjerë nëse Toka është e sheshtë?

Alfred Cako: Unë kam parë dhe jam interesuar që dritat, janë si dritat e bredhit të vitit të ri. Siç ka vendosur Zoti natën, ka vendosur dhe dritat. Firmamenti është i përbërë nga një material zirkoni dhe titani që është i tejdukshëm, kanë tentuar ta çajnë, ta thyejnë, mirëpo në qoftë se ndodh ajo, bota zhduket toka jonë, sepse lart ne jemi të rrethuar me ujëra, prandaj qielli është blu, ne jemi të futur nën ujëra dhe në të njëjtën tavolinë janë të vendosura të gjitha planetët e tjera, të ndara me male akulli, me ujë, me male gjigante. Ka qenie të tjera, nuk duhet të jemi aq arrogantë sa të mendojmë që në të gjithë këtë univers të jemi vetëm ne. Por nuk hyjnë nga qielli, por hyjnë nga Antarktida, nga porta. Që pas ardhjes së Njutonit në krye të lobit shkencor, i cili ishte një mason filluan të na jepnin këto gënjeshtra që Toka u rrotulloka me një shpejtësi të paparë në atmosferë dhe uji ri i lidhur për shkak të gravitetit. Janë gënjeshtra të gjitha. Po zogjtë, kjo forca e madhe gravitacionale dhe bletët dhe mizat, pse nuk i mban? S’ka forcë gravitacionale, nuk ekziston, ekziston forca shtypëse. T’ju pyes pse është më ngrohtë më larg diellit, kur afrohesh afër detit dhe është më ftohtë kur rri në male që është më afër diellit? Pse lart ka dëborë dhe nuk shkrijnë malet që është më afër me diellin? Sepse forca shtypëse shtyn molekulat dhe e dendëson ajrin më poshtë dhe vetë rrezet e diellit janë të ftohta. Fërkohen gjatë zbritjes dhe gjatë fërkimit është nxehtësi më e madhe buzë detit.Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate