Mbrëmë Fifi dhe Graciano kanë kërcyer nën ritmet e këngës “Mbretër pa kurorë” të Alban Skënderajt. Pesë anëtarët e jurisë e vlerësuan kërcimin e këngëtares së njohur me 44 pikë.
Komentet e jurisë për performancën e Fifit:
Ilir Shaqiri: Pjesa e parë e koreografisë më pëlqeu shumë. Nuk kuptoj kur zbritët, pse nuk ia fute këmbën Gracianos? Kur u shtrive poshtë, pse e ndalove aksionin?
Olta Gixhari: Djalin ta kesh me jetë dhe të sugjeroj të mos bësh gabimin që kam bërë unë, që të mos flasësh kur ta ndjesh me shpirt.
Lori Bala: Më pëlqeu shumë tango, ishte fiks ajo që preferoj të shoh. Interpretim shumë i mirë, lëvizje të pastra. Komplimentoj Gracionin për portretin që bëri.
Alban Skënderaj: Fifi është një nga artistet me më pak komplekse. Nuk ka frikë të qeshë, nuk ka frikë të qajë. Nuk ka frikë të rrezikojë dhe jo rastësisht, është një kantautore shumë e mirë. Këngën e zbërthyet mjaft mirë me lëvizjet. Urime të dy!