12/28/2025 7:25:19 AM

?Çfarë mund të përfitojë Kosova në këmbim të themelimit të Asociacionit?

Duhet të lexoni

Kosova duhet të forcojë subjektivitetin ndërkombëtar në këmbim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbi bazën e draft-statutit të modernizuar nga emisarët euro-amerikanë, kështu janë shprehur njohësit e procesit të dialogut.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, dhënia e dritës së gjelbër për statusin vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe anëtarësimin me procedura të përshpejtuara në NATO, po e kërkojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës si përfitime nga themelimi i Asociacionit.

Këto kërkesa i shohin të nevojshme edhe në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët thonë se të njëjtat janë prezantuar nga kryeministri Albin Kurti, në takimin e 26 tetorit, me liderët kryesor evropianë.

Kosova duhet të forcojë subjektivitetin ndërkombëtar në këmbim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbi bazën e draft-statutit të modernizuar nga emisarët euro-amerikanë, thonë njohësit e procesit të dialogut.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, dhënia e dritës së gjelbër për statusin vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe anëtarësimin me procedura të përshpejtuara në NATO, po e kërkojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës si përfitime nga themelimi i Asociacionit. Këto kërkesa i shohin të nevojshme edhe në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët thonë se të njëjtat janë prezantuar nga kryeministri Albin Kurti, në takimin e 26 tetorit, me liderët kryesor evropianë.

Njohësi i procesit të dialogut, Dorajet Imeri tha për KosovaPress, se Kosova duhet të përfitojë diçka në forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar si këmbim për themelimin e Asociacionit.

Kërkesat që Kosova të anëtarësohet me procedura të përshpejtuara në NATO, Imeri i sheh më shumë si një orientim strategjik sesa një mundësi reale.

“Pretendimet janë që pas themelimit të kësaj trupe politike dhe institucional brenda sistemit politik dhe kushtetues, Kosova të përfitojë diçka në arenën ndërkombëtare dhe të forcojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Ideja se mund të jetë NATO dera e parë që Kosova do të mund të hyjë është e diskutueshme. Pa një vullnet politik të strukturës, duke e njohur procedurën burokratike për anëtarësim në këtë mekanizëm, realisht tregon për një orientim strategjik sesa një mundësi reale që të ndodh.

Natyrisht diçka e tillë mund të ndodh nëse marrim shembull Malin e Zi dhe Finlandës që ishin anëtarësuar me procedura të shpejta për shkak të rrethanave gjeostrategjike. Kosova duhet të kapitalizojë sa më shumë që të jetë e mundur forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar në këmbim të një oferte politike që ka për serbët e Kosovës”, theksoi ai.

Megjithëse ka dyshime për kompetencat që mund t’i ketë Asociacioni, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se nëse themelohet i njëjti, Kosovës duhet t’i hiqen masat ndëshkuese, të anëtarësohet në Këshill të Evropës dhe NATO, si mundësi më të shpejta, derisa të nis rrugëtimin për anëtarësim në BE.

“Ne ende nuk po e dina se për çfarë Asociacioni po flasim, pasi nuk e kemi draft-statutin e tij. Nëse nisemi nga marrëveshja e Ohrit ju e dini se aty ka pas diçka përtej Asociacionit. Ambasadori tha se nuk ka autonomi, mirëpo ende nuk e kemi pa atë letër dhe çfarë marrëveshje kanë bërë. Kjo është shqetësuese për vendin. Nëse pranohet Asociacioni, Kosova do të duhej të përfitonte shumë siç është anëtarësimi në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në Bashkimin Evropian si dhe NATO”, thekson ajo.

Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress, se krahas zbatimit të obligimeve në dialog duhet të ketë diskutim paralel me partnerët për përfitimet e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai përmend anëtarësimin e Kosovës në partneritetin për paqe të NATO-s, dhënien e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE, njohjen nga pesë vendet mosnjohëse të BE-së, si dhe anëtarësimin në Këshill të Evropës.

“Ne duhet të kemi një diskutim paralel me partnerët tanë ndërkombëtar. Në kuptimin e garancioneve mbi sigurinë në Kosovë është shumë me rëndësi partneriteti për paqe me NATO-n, i cili është i dobishëm dhe i kontribuon stabilitetit dhe duhet të punojmë në këtë drejtim, pasi është paraqitur edhe si kërkesë nga kryeministri Kurti në takimin e fundit me liderët evropian.

Statusi i vendit kandidat po ashtu është shumë i rëndësishëm, sikurse është i rëndësishëm njohja nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së. Kjo është çka mund të bëjë bashkësia ndërkombëtare për Kosovën. Në anën tjetër Kosova merr përsipër t’i përmbushur detyrimet e saj nga marrëveshja e Brukselit”, deklaron Rrustemi.

Diplomatët euro-amerikanët më 21 tetor, paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit, por që u tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e refuzoi.

Gjatë kësaj jave në Kosovë qëndroi emisari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ku u dakordua që të ketë takim më 16 nëntor në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate