Qeveria e Kosovës ka ndarë 30 milionë euro, për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se kjo është shuma më e lartë financiare që qeveria, në bashkëpunim më Bashkimin Evropian (BE), ka ndarë për subvencionimin e pajisjeve për sektorin e banimit. Përmes kësaj skeme, ajo ka thënë se synohet jo vetëm të ulet çmimi i faturave, por edhe të rriten gjasat për furnizim të rregullt me energji elektrike.