12/18/2025 4:43:18 PM

Burrat apo gratë, ja cila palë e fal më shpejt tradhtinë bashkëshortore

Duhet të lexoni

Tradhtia është një nga arsyet më të zakonshme të ndarjes së çifteve ku studiuesit që studiuan 160 kultura të ndryshme në mbarë botën, zbuluan se kjo teori është e vërtetë në të gjithë globin. Megjithatë, burrat dhe gratë e shohin çdo lloj tradhtie ndryshe. Meshkujt zakonisht e marrin më seriozisht tradhtinë fizike – kur partneri i tyre bën seks me dikë tjetër, sesa femrat.

Gratë e marrin më seriozisht tradhtinë emocionale – kur partneri i tyre fillon një marrëdhënie intime me një person tjetër. Edhe pse çdo lloj tradhtie e përjetojnë ndryshe, burrat dhe gratë janë pothuajse njëlloj të gatshëm të falin partnerët e tyre, me gjetjet që tregojnë se shkalla e faljes nuk lidhet me llojin e tradhtisë.

“Na bëri përshtypje kur zbuluam se dallimet mes gjinive nuk ishin aq të mëdha. Mekanizmat që motivojnë faljen janë pak a shumë identikë në të dy gjinitë,” shpjegon profesori Leif Edward Ottesen Kennair nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Norvegjisë, i cili ishte bashkautor i këtij studimi të botuar në Journal of Relationships Research.

Ekipi hulumtues përfshiu 92 çifte në studim, të cilëve iu kërkua të plotësonin një pyetësor për problemet e përshkruara në skenarë hipotetikë ku partneri i tyre kishte kryer një lloj tradhtie, shkruan Protothema. Një skenar përshkruante partnerin duke bërë seks me një person tjetër, por jo duke u dashuruar. Në skenarin tjetër, partneri bie në dashuri me personin tjetër, por ata nuk bëjnë seks.

Pra, sa të gatshëm ishin pjesëmarrësit për të falur partnerët e tyre? Siç rezulton, burrat dhe gratë e përpunojnë pabesinë e partnerit të tyre pothuajse në mënyrë identike.

“Shumica e njerëzve, pavarësisht nga gjinia dhe lloji i tradhtisë, besojnë se nuk ka gjasa ta falin tradhtinë e partnerit. Nëse një çift divorcohet apo jo, në thelb varet nga sa kërcënuese është për marrëdhënien tradhtia që ka ndodhur. Sa më kërcënuese të jetë tradhtia, aq më keq për marrëdhënien”, shpjegon autori i parë i studimit, Trond Viggo Grøntvedt.

Nëse dy partnerët besojnë se marrëdhënia e tyre mund të vazhdojë varet gjithashtu nga sa të gatshëm janë ata të falin njëri-tjetrin, veçanërisht pa u distancuar nga njëri-tjetri.

“Njerëzit reagojnë ndryshe ndaj tradhtisë, në varësi të personalitetit dhe rrethanave të tyre. Shumë njerëz mund të mendojnë se çiftet që kanë një marrëdhënie të fortë do të ishin më të përgatitur për të duruar tradhtinë, por studimi ynë nuk e tregoi këtë”, thotë profesori Mons Bendixen. 

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate