12/19/2025 2:32:42 AM

Publikohet propozimi i BE-së të cilin e pranoi Vuçiqi dhe Kurti e refuzoi

Duhet të lexoni

Është bërë publik dokumenti i cili është pranuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, por është refuzuar nga kryeministri Albin Kurti të enjten në tavolinën e negociatave në Bruksel.

Dokumenti është publikuar sot nga mediumi Koha.net, transmeton Telenews.al

Sipas dokumentit, krijimi i instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët, njohja e dokumenteve të ndërsjella dhe simboleve kombëtare, shpërbërja e strukturave të administruara nga Serbia në Kosovë dhe tranzicioni i tyre në instrumentin e vetëmenaxhimit si dhe nisja e negociatave për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, janë disa nga pikat e propozimit të Bashkimit Evropian për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e djeshëm në Bruksel.

Në dokument parashihet nisja, përfundimi dhe krijimi i instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës.

Dokumenti kërkon përfundim të procedurave të brendshme në Kosovë për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe.

Në dokument parashihet edhe krijimi i grupeve të ndara punuese të drejtuara nga BE-ja për implementimin e veprimeve të përmendura në pikën 6 të marrëveshjes.

Dokumenti flet edhe për organizmin e një konference të donatorëve, për përgatitje për projekte të përbashkëta.

Teksti i plotë

Pika 1, 7 dhe 10 – Nisja e procesit të negociatave për statutin e instrumentit të vetmenaxhimit për serbët e Kosovës

Serbia më nuk insiston në përdorimin e yllit dhe fusnotës dhe pjesëmarrjes së UNMIK-ut në forumet rajonale

Pika 7 dhe 10 – Përfundimi i negociatave për Statutin e instrumentit të vetmenaxhmit për serbët e Kosovës

Pika 3 – Palët nuk do të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të njëra-tjetrës dhe do të përmbahen nga çfarëdo forme e dhunës ose kërcënimit me dhunë

Pika 7 dhe 10 – Themelimin e instrumentit të vetmenaxhimit për serbët e Kosovës

Shpërbërja e strukturave të administruara nga Serbia në Kosovë dhe tranzicioni i tyre, i përshtatshëm, nën instrumentin e vetmenaxhmit për serbët e Kosovës

Pika 1 – Njohja e dokumenteve respektive dhe simboleve shtetërore

Marrëveshje për udhërrëfyesin obligues në implementimin e obligimeve të dala nga marrëveshjet nga bisedimet e mëparshme.

Pika 7 – Formalizimi i statusit për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë

Pika 8 – Marrëveshjet praktike për shkëmbimin e misioneve permanente

Pika 4 – Serbia nuk kundërshton anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare

Pika 7 – Kompletimi i procedurave të brendshme në Kosovë për mbrojtjen e vendeve fetare dhe të trashëgimisë kulturore serbe

Pika 6 – Themelimi i grupeve të ndara punuese të prira nga BE-ja për implementimin e veprimeve të përmendura në pikën 6 të marrëveshjes

Pika 9 – Organizimi i konferencës së donatorëve; përgatitja e projekteve të përbashkëta nga palët

Pika 6 – Nisja e negociatave për Marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate