9/7/2025 10:24:07 PM

U sëmur nga bajamet dhe vdiq, prindërit e 20-vjeçares kërkojnë hetim: Duhet të jetë bërë diçka gabim

Duhet të lexoni

Prindërit e 20-vjeçares Paraskevi nga Kios, e cila u nda nga jeta të mërkurën në Spitalin Universitar të Janinës janë të shkatërruar. Një javë më parë vazja u shtrua në spital pasi u diagnostikua me bajame.

“Duam të dimë se për çfarë vdiq vajza jonë. Jemi në pritje të rezultateve nga autopsia, e cila ende nuk është bërë. Duhet të jenë bërë gabime dhe vajza jonë e vogël vdiq nga pakujdesia. Nuk mund ta besojmë”, familjarët.

Ndërkohë në Spitalin Universitar të Janinës është urdhëruar një hetim paraprak urgjent lidhur me vdekjen e studentes 20-vjeçare nga Kios.

Në kuadër të ekzaminimit paraprak do të shqyrtohen gabimet gjatë shtrimit të saj, ndërsa pritet edhe rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.

Vajza u shtrua në Klinikën e Otorinolaringologjisë një javë më parë dhe u diagnostikua me bajame. Ajo u soll nga një mik i cili gjithashtu kishte të njëjtat simptoma, por doli nga spitali pas dy ditësh. Gjendja e saj, megjithatë, në vend që të përmirësohej, u përkeqësua.

Ethet e vajzës kanë vazhduar ndërkohë që sipas burimeve ka pasur dhimbje të forta barku, të cilat i atribuohen gastroenteritit. Ajo i është nënshtruar një CT dhe ka qëndruar në klinikë.

Ajo u intubua dhe më pas u transferua në Repartin e Mjekimit Intensiv të Spitalit Universitar të Janinës ku ndërroi jetë në orët e para të pasdites.

Sipas informacioneve të konfirmuara, vajza nuk kishte pasur problem shëndetësore, nuk kishte sëmundje kronike dhe asnjë problem në zemër nuk ishte diagnostikuar në të kaluarën.

Pyetjet që lindin si rezultat janë të shumta dhe kritike. Kjo pasi e reja e cila u diagnostikua me bajame, qëndroi për disa ditë në spital në gjendje kritike dhe në fund humbi jetën./Albeu.com


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate