9/8/2025 4:49:20 PM

Kurti pas takimit me palët: Serbia po kushtëzon

Duhet të lexoni

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq e emisarët Joseph Borrell e Miroslav Lajçak, shkruan Insajderi.

Kurti ka treguar arsyet pse nuk e ka pranuar këtë marrëveshje.

Ai ka akuzuar ndërmjetësit evropianë se kanë bërë zyrtar qëndrimin e Serbisë që ajo të kushtëzohet me Asociacionin.

Ai ka theksuar se ka qenë pala serbe ajo po e kushtëzon Kosovën, që fillimisht të nënshkruhet marrëveshja e 2013-ës për Asociacionin, dhe kjo sipas tij nuk do të ndodhë.

“Nuk mund të quhet propozim kur e lexon përmbajtjen e sheh që është kushtëzim…”, tha Kurti para gazetarëve ndërkohë ai u shpreh mes tjerash se “Është për të ardhë keq se pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime, shkaktohet njëfarë lloj nervoze në dhomë dhe vështirësohet dialogu. Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar propozimin e Serbisë”.

Këtë propozim këtë sekuencë se si duhet të jenë hapat se si duhet zbatuar marrëveshjen bazike. Pala tjetër, presidenti i Serbisë s’ka dhënë asnjë propozim dhe takimi nuk ka pasë një rezultat. S’ka mund të ketë kompromis meqë s’mund të ketë mes sekuencimit dhe kushtëzimit”.

Kryeministri u shpreh se sot e ka kuptuar se përse po vonohet procesi i dialogut.

Unë sot e morra vesh që ka 6 muaj që nuk ec puna me zbatimin e sekuencuar të marrëveshjes, sepse është vënë kushtëzimi i Serbisë. Këtë dokument nuk e kam pasur më herët. Kushtëzimi i Serbisë është shndërruar në qëndrim të emisarit Lajcak. Për të ecur para duhet të tejkalohet kjo”, tha Kurti para gazetarëve.

“Ata si ndërmjetës lehtësues edhe pala tjetër në anën tjetër e kanë tashmë propozimin tonë dhe do të duhej ata ta japin qëndrimin për këtë, sot nuk ka pasur kurgjo në tryezën e Brukselit përveç asaj që kam sjell unë”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate