11/1/2024 9:20:36 AM

Kjo është shuma që përmes tenderëve ka marrë firma, pronari i së cilës u arrestua sot në Gjilan.

Duhet të lexoni

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, Departamentin për Krime të Rënda, kanë arrestuar biznismenin Jasmir Morina, me dyshimin se ka falsifikuar dokumentacion në aplikimin për një tender në Spitalin Regjional të Gjilanit në vlerë prej 47 mijë euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Jasmir Morina, drejtor i kompanisë “Tribunë SHPK”, figuron si drejtor i kësaj kompanie që nga viti 2014, teksa në CV-në e tij të prezantuar në rrjetin social LinkdIn, shkruhet se ka të përfunduar master në Inxhinieri Ndërtimore në Universitetin e Prishtinës në vitin 2008.

Arrestimi i tij erdhi pas dyshimeve se ka falsifikuara licencën e arkitektës në tenderin për renovimin dhe meremetimin e objekteve spitalore të Spitalit të Gjilanit, në vlerë prej 47,058.03 euro.

“Tribune SHPK”, e regjistruar me 23 korrik 2014, ka përfituar 20 kontrata në procedurën e Prokurimit Publik, në vlerë afër një milion euro (964,090.12 Euro me TVSh).

Tenderi me vlerën më të madhe i fituar nga “Tribune SHPK”, është dhënë nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2019, në vlerë prej 202 mijë eurove për renovimin e ndërtesës.

Pastaj, kompania e Jasmir Morinës ka përfituar tender nga Qendra e Studentëve në vitin 2018 në vlerë prej 169 mijë eurove për shtrimin i vinflex në konviktet 1,2,3,4,6 dhe 7.

Vetëm në vitin 2021, “Tribune SHPK” fitoi tri kontrata nga institucionet publike në vlerë prej 78 mijë eurove.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së sotme njoftoi se ndaj Jasmir Morinës është marrë masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Dyshohet se, i dyshuari J.S., si pronar i kompanisë ‘’Tribune’’, SH.P.K., Prishtinë, përmes prezantimit të dokumentacionit të rremë, ka arritur që të shpallet fitues në një tender për renovim dhe meremetim të objekteve spitalore, në Spitalin Regjional në Gjilan. Me këto veprime, i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale dhe ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjilan do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Insajderi.org/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Diagnostikohet me kancer ish-konkurrentja e "Për'puthen"/"Zoti më ka zgjedhur mua

“Ftesë në 5” programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të mom ...

Burimi i drejtohet Anës dhe Lejlës: Koftë kismet, unë në krevat tuajin

Gjatë një bisede, Burimi i është drejtuar Anës dhe Lejlës se “koftë kismet, unë në krevet me ju&rdq ...

Shifra marramendëse, sa kushtoi veshja e Jonida Vokshit natën e parë të “BBVK”

Mbrëmjen e djeshme, (18 tetor) nisi edicioni i tretë i “BBVK”. Siç e dimë tashmë dy moderatorët e kët ...

Jetë / Stil

5 përfitimeve të rozmarinës: ilaçe natyrale për shëndetin dhe mirëqenien tuaj

Rozmarina është një barishte që është dashur me shekuj, jo vetëm për cilësitë e saj aromatike, por e ...

Pesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm

Është e vështirë të përgjithësohet se sa shpesh duhet t’i lani flokët, por ka disa shenja paralajmë ...

Jeni sëmurë apo jo? Këtë e kuptoni përmes gjuhës, ja si!

Nxjerrja e gjuhës jashtë është një formë përshëndetjeje në Tibet, ndërsa në shumë vende t& ...

Sport

Zhegrova merr dhuratë nga Mbappe, 9-shen e famshme

Anësori kosovar, Edon Zhegrova po vazhdon të shkëlqejë këtë sezon në Ligue-n 1.Ylli i Lille, së fundmi ka post ...

Luiza Gega vendos rekord kombëtar në Maratonën e Tiranës

Luiza Gega ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Maratonën e Tiranës, duke vendosur një rekord kombë ...

Barazim pa gola në derbin Tirana-Dinamo

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, nuk prodhoi fitues, duke u mbyllur në barazim pa gola.Në ndeshjen e zhvilluar në Vlor ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate